Problemi i Mitrovicës së ndarë, i grumbullit të dheut e zhavorrit në urën mbi Ibër që nga vera e vitit 2011 dhe tani i “Parkut të paqes”, si po quhet barrikada e re që ka ndarë më dysh urën dhe qytetin, ka një adresë të vetme: Prishtinën. Më saktësisht, Qeverinë e vendit.
Është interesante dhe mund të jetë edhe fare e rastësishme, por krejt këto zhvillime kanë një personazh të përbashkët. Hashim Thaçi ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në kohën kur zuri fill ndarja etnike e qytetit verior.
Po ashtu, ai ishte kryeministër edhe kur u vendos barrikada prej dheu e zhavorri.
Në krye të Qeverisë, ndonëse “në detyrë”, është edhe sot, kur ura nga një objekt që lidh brigjet e lumit po shndërrohet në një kopsht botanik, siç po pandehin drejtues të pushtetit lokal të veriut të qytetit.
A ka mundur dhe çka ka mundur të bënte Hashim Thaçi që gjërat të mos vinin deri këtu?!
Së pari, si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, ai mund të mbahet përgjegjës për ndarjen në vija etnike të qytetit.
Në muajt e parë të pasluftës, ish-lideri politik i UÇK-së ka qenë në pozitë më të favorshme për ta realizuar bashkimin e qytetit.
Ndërkohë që e tërë aparatura serbe e sigurisë ishte tërhequr nga tërë Kosova ose po tërhiqej, ai ka mundur shumë lehtë ta merrte nën kontroll Mitrovicën, bile edhe tërë veriun e vendit, me njerëzit nën armë që ishin ende nën urdhrat e institucioneve në krye të të cilave ishte.
Arsyetimi i mundshëm se kinse kjo ka qenë e pamundur për shkak të rrethanave ushtarake (ardhja e KFOR-it), është i paqëndrueshëm.
Nëse bash kështu kanë qenë punët, atëherë faji është i tij, sepse ka treguar paaftësi duke mos arritur që përmes bisedimeve me forcat e NATO-s ta imponojë bashkimin e qytetit.
Si për sherr, këto ditë po qarkullon një video-incizim i asaj kohe, në të cilin Thaçi shihet duke u premtuar qytetarëve bashkimin e shpejtë të Mitrovicës, bashkim që as sot, pesëmbëdhjetë vjet më vonë, nuk ka ndodhur.
Ndërsa, akti i dytë i ndarjes së Mitrovicës, pa asnjë dyshim ndërlidhet fund e krye me veprimet e kryeministrit Hashim Thaçi.
Ai dhe qeveria që drejtoi nuk ndërmori kurrë as mundin më të vogël për ta hequr barrikadën prej dheu e rëre të vendosur në urën mbi Ibër, e cila shënonte edhe ndarjen fizike të qytetit. Këtu s’duhet lënë pa përmendur se kjo barrikadë u vendos nga serbë të veriut pas operacionit policor 25 korrikut 2011, të komanduar nga vetë kryeministri kinse për të vendosur autoritetin edhe në veri të vendit. Pasojat dhe rezultatet e këtij operacioni i dimë të gjithë.
Sigurisht, është krejt e rastësishme, por edhe barrikada e re mbi urë, e vendosur të mërkurën e të enjten, kryepersonazh ka të njëjtin njeri - Hashim Thaçin.
Kjo për faktin se “Parku i paqes”, i cili në fakt pengon qarkullimin e lirë të njerëzve, u ngrit me iniciativën e kryetarit të Mitrovicës Veriore, i cili është zgjedhur në mënyrë të ligjshme pas një procesi zgjedhor në kuadër të kornizës ligjore të Kosovës.
Goran Rakiq ka thënë se vendimi për ndërtimin e “parkut” është marrë në konsultim me qeverinë e Serbisë.
Po ashtu, “punimet” nga afër janë përcjellë nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Çfarë kërkon ky i fundit në Kosovë dhe pse autoritetet lokale kosovare duhet të konsultohen me Beogradin?
A nuk na është thënë se Marrëveshja e Brukselit, e sigluar nga Thaçi e homologu i tij serb, i jep fund ndërhyrjes e përzierjes së Serbisë në punët tona të brendshme?!!!
Po ashtu, duke qenë se ishte në krye të ekzekutivit të vendit për dy mandate, Hashim Thaçi mban përgjegjësi edhe për moskryerjen e detyrave nga dikastere të ndryshme.
Nuk jam fort i sigurt, por më duket se nuk janë të definuar me saktësi kufijtë e komunave.
Mund të jetë që Goran Rakiq “parkun” ta ketë ndërtuar brenda territorit të komunës që drejton.
Dhe, nëse është kështu, për deklarata prej palaçosh si “nëse s’hiqet deri sonte (“Parku i paqes”) keni me pa nesër (çka bëj unë)”, pra për këso deklarata që na bëjnë gazi i botës, përgjegjësi pa dyshim mbajnë Thaçi dhe ministrat e tij.
/Shqiptarja.com