TIRANË - Bashkë me ikjen e qeverisë Berisha, po reduktohen edhe pronat publike, të cilat pikërisht kjo qeveri po i jep me koncension apo i shet. 

Kësaj here, radha ka qenë e parkut të automjeteve të Ministrisë së Brendshme, e cila i është dhënë një subjekti privat me qira për 20 vjet për ambiente shërbimi. 

Vendimi për këtë park me sipërfaqe 550 m2 është marrë para një muaji, e megjithatë në zonë privatët kanë nisur të ndërtojnë.

Në pjesën fundore të parkut ka përfunduar së ndërtuari një objekt, ndërkohë që po vijohet me ritme të shpejta ndërtimi i një tjetri. 

Zyrtarisht Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë asnjë informacion për transferimin e kësaj prone dhe as emrin e subjektit që e ka marrë atë.

(v.gj/shqiptarja.com)