Parku i Qafështamës, mungojnë
investimet, vijojnë ndërtimet pa leje

Parku i Qafështamës, mungojnë<br />investimet, vijojnë ndërtimet pa leje
KRUJE- Parku kombëtar i Qafështamës është një vend i mrekullushëm turistik. Në këtë vend për dekada me radhë ka funksionuar një kamp pushimi me pushues që vinin nga të gjithë anët e Shqipërisë, por pas viteve ‘90 ai nuk funksionon.

Sot të gjithë pushuesit që vijnë nga rrethet e ndryshme të vendit akomodohen nëpër ambjente private. Pushuesit thonë se ky vend është i mrekullushëm, ajri i pastër, aroma e pishave dhe uji i ftohtë e bën këtë vend tepër të preferuar. Këtu shumë njerëz vijnë edhe për vetitë e larta kurative që ka ky vend, sidomos për ata persona që vuajnë nga sëmundjet e mushkrive dhe azma bronkiale.

Por duhet thënë se shteti gjatë 23 viteve nuk ka bërë asnje lloj investimi. Të vetmet investime janë bërë nga privatët, por edhe ato janë pa leje ndërtimi, e patolerueshme kjo për një park kombëtar.

Pushuesit janë tepër të kënaqur për natyrën e mrekullueshme të këtij parku, por shtojnë se rruga është një problem tepër shqetësues dhe se këtu nuk ka asnjë lloj shërbimi mjekësor. Pronarët e disa lokaleve kanë reaguar ashpër për të mos lejuar gazetarët të filmojnë pikërisht për shkak të objekteve të tyre të ndërtuara pa leje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët