DIVJAKE - Ky sezon turistik pritet ta gjejë Parkun Kombëtar të Divjakës me një rrugë hyrëse të rikonstrukuar, çka pritet të ketë impakt pozitiv në rritjen e numrit të turistëve. Ndërkohë bashkia përveç asfaltimit të rrugës ka ndërtuar edhe një pedonale deri në afërsi të pishave.
Ky investim i cili kap vlerën e 3.9 milionë lekëve të reja i ka dhënë një tjetër pamje këtij aseti turistik. Frytet e kësaj pune pritet të shihen me nisjen e seoznit turistik, kohë kur ky park pushtohet nga vizitorët.
Aksi rrugor para se të rikonstruktohej ishte kthyer burim aksidentesh për shkak të rrugës së ngushtë. Ndërkohë në Parkun Kombëtar të Divjakës prej kohësh zbatohet moratoriumi i gjuetisë, ndërsa ka nisur edhe ripyllëzimi i zonave të dëmtuara.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO