Parku mbulohet nga dëbora, Dajti zgjedhja e parë e qytetarëve për të kaluar fundjavën

Dëbora ka mbuluar Parkun e Dajtit, dhe kjo ka bërë që qytetarë të shumtë ta zgjedhin si destinacionin e fundjavës. Mbi petkun e bardhë, nuk janë vetëm fëmijët të cilët argëtohen, por edhe të rriturit i janë bashkuar atyre. Sipas qytetarëve, Dajti është një alternativë mjaftë e mirë për t’u shkëputur nga një javë e lodhshme në Tiranë.

Parku i Dajtit, është një peisazh shumë i mrekullueshëm sidomos në këtë stinë. Këtu është shumë bukur, edhe është një vend shumë i bukur për të ardhur në fundjavë dhe për të luajtuar.

Qytetarët 

Në Dajt nuk mungojnë as turistët e huaj, të cilët shprehen të kënaqur lidhur me alternativat që ofron ky park. 

Ne po e shijojmë këtë udhëtim. Kemi 4 ditë këtu. Jemi nga Hungaria. Është hera e parë. Është një vend shumë i këndshëm.

Turist


Përveç konsumimit të një dreke në ajër të pastër, dhe larg smogut, aty mund të gjesh shumë mënyra të tjera për t’u argëtuar. Hipizëm, gjuajtje me armë, apo ka edhe prej atyre të cilët kanë zgjedhur të ndezin zjarr dhe të gatuajnë në natyrën e zbardhur. Dajti është alternativa më e afërt me Tiranën për të shijuar natyrën, dëborën, por qoftë edhe një shëtitje në ajër të pastër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka

U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka