Parku Olimpik çelet në maj, Veliaj:
Projekt të ri për Kopshtin Zoologjik

Parku Olimpik çelet në maj, Veliaj:<br />Projekt të ri për Kopshtin Zoologjik
Pas 60 vitesh kryeqytetit do t'i shtohet një pallat të ri sporti.
 
Ish-kompleksi sportiv “Dinamo” është shndërruar në një hapësirë moderne sportive, e cila bën bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën, si dhe lojërat me dorë.

Punimet për ngritjen e strukturës kanë përfunduar, ndërkohë që duhen edhe pak ditë që qendra moderne olimpike të hapë dyert për sportistët e vendit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e fundit, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko.
 
Ai theksoi rëndësinë se krahas përmirësimit të infrastrukturës, qyteti ka nevojë të zhvillojë edhe jetën kulturore dhe sportive. Gjithashtu numri një i Tiranës u shpreh se kryeqyteti do të vijojë të mbetet një kantierë, dhe kjo gjë sipas tij do të bëjë diferencën në 18 qershor.  
 
"Është shumë e rëndësishme që në datën 18 qershor diferenca mes punës dhe gjumit të bëhet më e qartë se kurrë dhe besoj se ata që investohen te puna dhe jo te gjumi do shohin një Tiranë me më shumë kantiere”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.
 
Veliaj bëri të ditur se kjo hapësirë do të shërbejë për zhvillimin e një sërë ndeshjesh miqësore mes Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit ndërsa shtoi se ka nisur puna për dizenjimin e pishinës olimpike.  

Gjithashtu ai ka njoftuar se dhe projekti i ri për Kopshtit Zoologjik është gati dhe pritet të nis nga puna sapo të mbarohet korsia e biçikletave te Liqeni.
 
Me të mbaruar korsinë e vrapit dhe të biçikletave te Liqeni, do të fillojmë projektin e Kopshtit Zoologjik, i cili është thuajse gati”, tha ai.
 
Kompleksi ish-kompleksi sportiv “Dinamo” është konceptuar në dy godina gjigante dhe moderne, ku përfshihen të gjitha federatat olimpike, palestrat përkatëse për stërvitje dhe salla e madhe e lojërave me dorë, ku do të organizohen eventet kombëtare të basketbollit dhe volejbollit.
 
Salla e lojërave me dorë ka një kapacitet prej 1200 vendesh dhe në të do të zhvillojnë fazën përgatitore dhe stërvitjen ekipet kombëtare të lojërave me dorë. Kjo është një godinë moderne e konceptuar për të siguruar sa më shumë komoditet për sportistët dhe tifozët. 

[gallery]21604[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot