Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish sot në mbrotje të një kauze që në fakt e nisi shoqëia civile por tashmë duket se kaloi në çështje krejtesisht politike, ate kendit te lojerave tek liqeni.
Deputetë të saj të mështetur nga të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat u përplasën me forcat e policisë së rendit dhe asaj bashkiake. Për të qetësuar situatën u angazhuan dhe forcat speciale të policisë së shtetit. Protestuesit prishën gardhin rrethues të kantierit.
Në krye të protestës ishin deputetët, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Ridvan Bode, këshilltarë bashkiak të kësaj force si dhe të rinjtë e FRPD-së. Përfaqësues të shoqërisë civile nuk iu bashkuan kësaj proteste. Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona. Gjatë përplasjes tre prej tyre u ka rënë të fikët. Deputetët demokratë deklaruan se do të vazhdojnë protestat e tyre. Edi Paloka u shpreh se qeveria po mbron paligjshmërinë me shtet policor.
Shoqëria civile nuk i është bashkuar protestës së sotme të Partisë Demokratike, ku të pranishëm janë disa deputetë të kësaj force politike.
"Direkt nga liqeni...5300 police..me forca speciale dhe me autoblinda...ta gezojme liqenin!
FRPD-ja ka paralajmeruar nje protestes...per mua ceshtja eshte politizuar, jo thjesht per shkak se do PD-ja, po sepse grabitja e territorit eshte ceshtje thellesisht politike...ne opinionin tim nje parti eshte ne drejten e saj qe t`i bashkangjitet nje proteste, qe ne themel mbron interesin publik ; nje parti nuk eshte vetem Kryetari, por jane forumet, jane perfaqesuesit neper Keshilla Lokale, Deputete individe qe jane ne te drejtat e tyre qe te ndertojne dhe mbrojne kauza me interes publik...aq me teper kur situatat e pervetesimit te prones publike, jane kaq flagrante....Kjo nuk do te ishte e mundur, pa kontributin e Kryetarit Fantastik..."-shkruan Ervin Goci ne rrejtin e tij social Facebook
Sipas Partisë Demokratike, në protestë janë goditur fizikisht përfaqësues të partisë, Nard Olli, Ridvan Bode, Edi Paloka. Ndërkohë protesta është komentuar edhe nga kryeministri Rama dhe kreu i demokratëve të cilët kanë shkëmbyer akuza në distancë përmes rrjeteve sociale.
Pas rreth dy orësh protestë duket se gjithcka ka përfunduar dhe protestuesit janë shpërndarë duke qetësuar kështu situatën e krijuar rreth zonës ku pritet të ndërtohet parku i fëmijëve

Zhvillimet minutë pas minuti nga protesta
Ora 13:30 Te shoqeruar rreth 30 te rinj ne polici, Basha i drejtohet drejtorise se Pergjithshme te policisë
Kreu i demokratëve i është drejtuar selisë së PD në këmbë nga selia blu në mbështetje të 30 të rinjve të arrestuar nga policia për protestën e kësaj të hën
Ora 13:00 Policia shoqeron ish-deputetin Ndriçim Babasi
Policia ka shoqeruar menjehere pas protestes ish deputetin Ndriçim Babasin
Ora 12:20 Gent Strazimiri:Policia ka ushtruar dhunë ndaj deputetëve dhe protestuesve
Deputeti i Partisë demokratike, Genc Strazimiri ka thënë në një prononcim për mediat se policia ka dhunuar jo vetëm protestuesit, por edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Ai ka shtuar se policia nuk ka lejuar mjetet e autoambulancës që të hyjnë në protestë dhe të marrin personat që kanë probleme shëndetësore.
“Është numër rekord i policive në këtë protestë,policia po godet deputetët e PD-së, nuk lejon autoambulancat që të marrin personat me probleme shëndetësore. Qytetarët po ikin, në Hollandë kanë ikur mijëra qytetarë. I kemi kërkuar Bashkisë dokumentat, por nuk ka leje mjedisore. Qytetarët po dhunohen nga një qetë kriminale. Besoj se është një fillim i mirë, pasi qytetarët do vazhdojnë të përballen pasi ligji nuk mund të bëhet nga një qetë banditësh” ka thënë Strazimiri.
Ora 12:10 Shoqërohen 6 persona nga forcat e policisë
Gjashtë persona janë shoqëruar për në komisariatin e policisë, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, në protestë.
Sipas të dhënave, në protestë janë policia e shtetit, forcat Shqiponja e Policia Bashkiake dhe nuk kanë lejuar që të futen brenda rrethimit protestues. Peshën kryesore të këtyre veprimeve e mbajnë të rinjtë e Partisë Demokratike, djem e vajza që kërkojnë që të hyjnë brenda rrethimit. Belind Këlliçi ka orientuar lëvizjet e të rinjve. Ata nuk janë lejuar që të futen brenda rrethimit. Policia ka bërë thirrje që të dalin jashtë rrethimit. Të pranishëm në protestë janë edhe deputetë të Partisë Demokratike të drejtuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka.
Ora 12:00 Paloka per Report TV: Kauza s'eshte politike, do te vazhdojme protestën
Në një prononcim për Report TV kreu i grupit të demokratëve tha se protesta do të vazhdojë sepse nuk ëhstë kauzë politike por në mbrojtje të të të gjithë qytetarëve
“Është përplasur policia me deputetët dhe neve. Jam këtu në mbrojtje të kundra ligjit, polici nuk zbaton urdhrat por ligjin. Të gjithë do të përgjigjen para ligjit.Jemi në pronën e qytetarëve, do presim që policia të zbatojë ligjin.Jemi tek parku të rrethuar me policisë gati 1000 të tillë shpresoj që Tahiri ti ketë marrë masat për pjesën tjetër të qytetit që Shullazi të mos vjedhë ndonjë bankë”
Deputeti Paloka tha se nuk ka rëndësi se cili është në krye të protestës por mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe të ardhmes së tyre është kryesorja

Foto të tjera..

Ora 11:40 Rama ne Facebook: Shyqyr u gjet nje park lodrash per kalamaj qe te shfrysh inatin me qeverine
Ndërkohë edhe kryeministri Rama ka reaguar pak minuta më parë në rrjetin e tij social Facebook kur shkruan: "Vizion jo.Program jo.Ekip as behet llaf.Lider jo e jo.Shyqyr u gjet nje park lodrash per kalamaj qe te shfrysh inatin me qeverine#VajmedetPD"
Ora 11:00 Paloka: Policia ne mbrotje te krimit
Më herët deputeti Demokrat Edi Paloka tha para protestuesve se policët Bashkiak janë në mbrojtje të krimit dhe jo të ligjit.
"Jemi dhe sot para dëshmisë së një shteti inekekzistent që dënon e burgos njerëz të pafajshëm. Duhet të kenë parasysh të gjithë edhe këta policë që detyrimine kanë ndaj kushtetutës. Duhet të zbatojnë ligjin dhe jo individë. Sot jemi para faktit që tregon se ktu nuk ka shtet me një kryeministër që urdhëton dhunimin dhe mbron me polici oligarkinë. E dëgjuat të gjithë kur Veliaj tha se sdo priten pemë. Është akti më skandaloz që tregon që shteti dhunon qyetarët. Këta që mbrojnë krimin do të dënohen një ditë qofshin këta edhe policët.Ne nuk kemi një skenar se si do të vijojë protesta"-tha Paloka.
/Shqiptarja.com

FOTO