Parlamentarët Evropianë kërkojnë Kosovën me fusnotë

Parlamentarët Evropianë kërkojnë Kosovën me fusnotë
Të mërkurën, në 28 Mars, do të debatohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ndërsa të enjten do të votohet Rezoluta për Kosovën. Në të njëjtën seancë do të debatohet dhe do të votohen edhe rezolutat për tri vendet me status kandidati, Turqinë, Malin e Zi dhe Serbinë. 

Edhe pse Parlamenti Evropian gjithmonë ka qenë mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, duke qenë madje i vetmi institucion i BE-së, i cili Kosovën e trajton si republikë të pavarur, pranimi i Kosovës që të bëjë kompromis me Serbinë rreth përdorimit të emrit të saj në nismat rajonale i ka inkurajuar edhe disa deputetë në Parlamentin Evropian që të kërkojnë përdorimin e fusnotës edhe nga ky institucion i BE-së.

Në disa nga amendamentet të propozuara për Rezolutën për Kosovën, të cilat i ka parë edhe “Koha Ditore”, tre deputetë nga Grupi Socialist dhe Demokrat (Pier Antonio Panzeri, Libor Rouqek dhe Maria Muniz de Urqiza) kanë propozuar që pas emrit të Kosovës të përdoret fusnota (jo me fjollën e borës të dr. Edita Tahirit, por me një numër 1) dhe të sqarohet se kjo është pa paragjykuar qëndrimet rreth statusit dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe me mendimin e GJND-së për Deklaratën e Kosovës për Pavarësi.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet