Theresa May ka përjetuar disfatën më të rëndë parlamentare të një kryeministri britanik në epokën demokratike, pasi anëtarët e parlamentit të vendit kanë hedhur poshtë marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku evropian, me një shumicë të madhe prej 230 votash.

Konservatorët që mbështesin “Brexit”-in kanë bashkuar forcat me partitë opozitare për të goditur qeverinë në “votimin e rëndësishëm”, të cilin kryeministrja e vendit e kishte shtyrë para Krishtlindjes, me shpresën se disa anëtarë të parlamentit do të ndryshonin qëndrim.

Pas rrëzimit të marrëveshje, May do të përballet edhe ne një mocion mosbesimi në parlament ditën e nesërmeve. Jeremy Corbyn konfirmoi se ai kishte paraqitur një votim mosbesimi, i cili do të mbahet të mërkurën. May i kishte bërë një apel të fundit kolegëve të saj për ta mbështetur, në përmbylljen e një debati tetëditor për “Brexit”, të martën. Ajo u kishte kërkuar atyre të mos e shkelnin premtimin e tyre ndaj popullit britanik për të përmbushur “Brexit”-in, daljen e Britanisë nga BE’ja.

May tha gjithashtu se do të organizojë diskutime me partitë e tjera për të parë se si ajo mund të gjejë një rezolutë që do të ishte e pranueshme për të gjithë.