Parlamenti çel punimet të hënën mes gjaknxehtësive/ Qeveria nën ethet e të premtes (VIDEO)

Tiranë- Të ndarë, në konflikt edhe gjatë pushimeve, me sfida momentale dhe me betejën elektorale në fund të majit, 140 deputetë do të hyjnë të hënën në seancën plenare për të nisur sesionin e tretë të kësaj legjislaturë. 

Por cilat janë përballjet dhe pikëpyetjet më të mëdha të këtij sesioni? Gazetarja e Report TV Esiona Konomi ishte sot brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë për të përcjellë pritshmërinë mbi foltoren e parlamentit, temperaturën mbi karrigen e Ramës dhe peshën e podiumit të Ruçit. 

“Të hënën e 3 shtatorit, në orën 17:00 Kuvendi i Shqipërisë do të çelë punimet për sesionin e tretë të legjislaturës së 9-të. Ky vit politik përkon edhe me një vit elektoral, çka e bën më të nxehtë debatin e pritshëm në këtë sallë. Nga kjo foltore, Mazhoranca dhe opozita, Edi Rama dhe Lulzim Basha do t’i lënë vendin njëri-tjetrit për akuza e kundër akuza.

Kauza kryesore e PD-së është lidhja e pretenduar e krimit me qeverinë, që PD e legjitimon me dy raste: lidhjet e pretenduara mes Edmond Begës dhe Taulant Ballës, si dhe ngjarja më e fundit, goditja me breshëri plumbash e banesës së gazetares Klodiana Lala. Reforma zgjedhore është kryefjale e këtij sesioni. Ajo parashikohet të mbyllet në dhjetor dhe do të dëshmojë nëse politika do ta ja dalë të ketë konsensus. Në tryezën e Gramoz Ruçit, veç Kushtetutës dhe fletës së votimit ndodhet dhe kalendari i punimeve të Kuvendit. Pika më e nxehtë e kalendarit është data për rivotimin e ligjit për teatrin pasi një dekret presidencial e riktheu për votim. Ndërkohë është interesante për të parë nëse do të vendoset votimi i Kodit Ajëror, Kodit Rrugor dhe ligjit për magjistraturën që kërkojnë 84 vota dhe që nuk i ka e vetme opozita. 

Në karrigen e ministrave do të ulen të njëjtët njerëz të hënën dhe të enjten e 6 shtatorit, por kjo nuk është e sigurt për të enjten pas ardhëse. Kjo pasi të premten e 7 shtatorit, në mbledhjen e Asamblesë Socialiste, Edi Rama do të shpallë vendimin nëse do të bëjë ndryshime në qeveri, apo do ta vijojë këtë vit të dytë të mandatit të dytë me të njëjtin ekip”,-raporton gazetarja Esiona Konomi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'