Foto: Godina e Parlamentit Europian
Parlamenti Evropian ka miratuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. E ashtuquajtura "kredi mbështetëse për Ukrainën" do të ndihmojë në mbulimin e nevojave financiare të vendit.
Nga 90 miliardë eurot, 60 miliardë euro do të shkojnë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe 30 miliardë euro për të ofruar ndihmë makrofinanciare.
Ukraina do ta shlyejë atë pasi të marrë dëmshpërblimet e luftës nga Rusia. Në këmbim të kredisë, Ukraina do të duhet gjitahshtu të angazhohet për të vazhduar reformat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh! Zelensky shpall më 24 shkurt zgjedhjet presidenciale dhe referendum!










