Parlamenti Europian, miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Europian, miraton rezolutën për Kosovën
Parlamenti Evropian i ka bërë sërish thirje pesë vendeve tëmbetuar të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo qëndron në rezolutën e miratuar sot me me shumicë dërmuese te votive, autore e së cilës është raportuesja për Kosovën në Parlament, Ulrike Lunacek.

Me anë të kësaj rezolute, deputetët e Parlamentitn Evropian i bëjnë thirje edhe Komitetit Olimpik që të mundësojë pjesmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike.
475 deputët votuan pro rezolutës së përpiluar nga Ulrike Lunacek.
Kundërt këtij dokumenti votuan 97 eurodeputetë, ndërsa 76 abstenuan. 

Rezoluta e Parlamentit Evropian i bën ftesë edhe autoriteteve kosovare që të merren me sfidat me të cilat ballafaqohet vendi para së gjithash me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbulimin dhe dënimin e personave përgjegjës për mashtime në zgjedhje dhe sigurimin e lirisë së mediave.
Ndërkohë, eurodeputetët nuk përkrahën kërkesën e disa eurodeputetëve që në Rezolutë të përfshihet fusnota për Kosovën pas marrëveshjes së arritur në dialogun Prishtinë- Beograd. 

Çështja e fusnotës mbeti jashtë përmbajtjes së Rezolutës. 

Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i cili edhe në dokumente zyrtare e trajton Kosovën si shtet të pavarur dhe i rerohet sipas emrit kushtetues. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet