Një shuplakë e fortë ndaj politikës shqiptare, kështu mund të quhen rezultatet e fundit të paraqitura nga delegacioni i Parlamentit Europian, për takimin e fundit të stabilizim asociimit.
Në raportin para komitetit të jashtëm europarlamentarët që vizituan Tiranën në 8 mars, I konsiderojnë politikanët shqiptarë si fëmijë të llastuar. Më I ashpër në raportim ishte edhe europarlamentari rumun Viktor Boshtinaru. Sipas tij në shumë raste kur politikanët shqiptarë telefonojnë te partitë e Parlamentit Europian, për tju imponuar axhendat e tyre politike.
Ja se cfarë thotë Boshtinaru:
“Ata janë mësuar të telefonojnë Partitë Popullore Europiane apo socialdemokratët, në përpjekje për të promovuar axhendat e tyre politike, apo idetë e tyre, ndërkohë që jo gjithmonë informacioni i tyre është i vërtetë dhe i besueshëm për t'u mbështetur. Së pari, duhet verifikuar ngahera dhe së dyti, duhet folur vetëm me një zë mbi çështjet kyçe në Shqipëri. Duke e njohur rolin e Shqipërisë në rajon, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, sidomos kur shohim dhe deklarata si ajo e kryeministrit Edi Rama mbi marrëdhëniet me Kosovën.”
Edhe kryetarja e delegacionit të Parlamentit europian për Europën Juglindore Monika Makovei është tejet e ashpër në konkluzionet e saj. Sipas saj politika shqiptare është e paaftë për të zhvilluar qoftë dhe një dialog normal, madje duke ju referuar diskutimeve Makovei, tha se ndërsa një person fliste, 5 ose 6 të tjerë i ndërhynin menjëherë.
"Komiteti i stabilizim asocimit PE-Shqipëri nuk ka rregulla për procedurën. Kam për qëllim t'u propozoj një draft për ta miratuar, sepse e pashë çfarë ndodhi pa një rregullore të tillë. Askush nuk respektoi kohën. Askush nuk respektonte folësin. Kur fjala i jepej dikujt, flisnin dhe 5-6 të tjerë njëkohësist". Klima politike është mjaft e tensionuar dhe është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të skandaleve të fundit - i referohem një muaji e gjysmë më parë. Ne u takuam me ambasadoren e BE-së, që është nga Kroacia, por dhe ambasadorët e tjerë të vendeve anëtare dhe ishte një takim i rëndësishëm sepse morëm për herë të parë, le të themi, informacione objektive. Në thelb, ata nënvizuan disa progres. Në luftën kundër korrupsionit ka ca raste që kanë nisur, por problemi është se mungon besimi tek Prokurori i Përgjithshëm. Dëgjova gjithë ambasadorët, përfshirë atë të BE-së, që thonin se as ata dhe as populli s'ka shumë besim tek Prokurori i Përgjithshëm, i cili është i njëjti që prej regjimit të mëparshëm dhe është mbajtur aty, por ky ishte perceptimi i të gjithëve mbi të, përfshirë ambasadorët."- u shpreh Makovei.
Konkluzionet e PE: Politika shqiptare tensionon vendin pa shkak
Kritike dhe e fortë në qëndrime ishte edhe Eli Shlein, zëvendëskryetare e delegacionit të PE për Europën Juglindore, që sipas saj politika shqiptare është e paqëndrueshme dhe destabiluese, duke sjellë tension të panevojshëm për vendin.
"Problemi madhor që hasëm është paqëndrueshmëria e rëndë politike, paaftësia totale për dialog mes opozitës dhe mazhorancës që rrezikon delegjitimimin konstant të institucioneve, në një kohë kur nevojitet besimi i qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. Ky destabilizim politik përkthehet në tension, siç ndodhi dhe gjatë takimeve tona, çfarë shpresojmë se do të bjerë gjatë muajve të ardhshëm. Ka një takim të rëndësishëm elektoral për zgjedhjet administrative që mbahen në qershor dhe personalisht gjykoj se mbase pas tyre, tonet do ulen në mënyrë që ata t'ia dalin për të patur një dialog, mëse i domosdoshëm e i pazëvendësueshëm për të ecur përpara në kryerjen e reformave."- tha Eli Shlein.
Gjithsej janë zhvilluar 8 takime të tilla, që nga viti 2009, kur Marrëveshja për Associim Stabilizim hyri në fuqi. Por në shumë raste këto mbledhje I kanë ngjarë séance të parlamentit shqiptar, me debate dhe fyerje të rëndë mes deputetëve. Çfarë ka lënë të habitur shumë herë edhe eurodeputetë, duke përçuar një imazh tejet negative për vendin.
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO