Parlamenti Evropian voton pro heqjes së imunitetit të Carles Puigdemont e dy separatistëve të tjerë

Parlamenti Evropian voton pro heqjes së imunitetit të Carles Puigdemont e dy separatistëve të tjerë

Parlamenti Evropian ka votuar për heqjen e imunitetit parlamentar të ish-liderit katalanas Carles Puigdemont dhe dy separatistëve të tjerë.

Ky vendim hap rrugën për Spanjën për të kërkuar tanimë ekstradimin e tyre nga Belgjika për në Spanjë ku ata përballen me akuza në lidhje me referendumin e cilësuar si paligjshëm të pavarësisë në vitin 2017.

Madridi pritet të lëvizë për të riaktivizuar një Mandat Evropian të Arrestimit për t’i kthyer në vend për gjykim. Puigdemont akuzohet për kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike. Akuza të ngjashme janë ngritur kundër dy separatistëve të tjerë, Antoni Comín dhe Clara Ponsatí.

Çfarë do të ndodh tani?

Votimi mbyll një kapitull në betejën e gjatë që kanë zhvilluar tre politikanët katalanas për të shmangur ekstradimin në Spanjë dhe shënon fillimi e një faze tjetër të rrethuar nga pasiguria.

Të privuar nga imuniteti i tyre, treshja bëhet e hapur për ndjekje penale.  Ekipi juridik i Puigdemont po shpreson në precedentin e vendosur nga çështja e Lluís Puig, një politikan tjetër katalanas i kërkuar në Spanjë.

Për të shmangur një rezultat të ngjashëm, gjykatësi spanjoll Llarena e ka referuar çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED) për një vendim paraprak për të përcaktuar nëse sistemi belg i drejtësisë po zbaton urdhrin në mënyrën e duhur. Llarena dëshiron që Luksemburgu (selia e GJED) të shprehë mendimin e saj mbi Puigdemont përpara se të shkojë më tej me urdhër-arrestin.

Beteja ligjore do të jetë komplekse dhe do të duhen shumë muaj për tu zgjidhur. Nëse sistemi belg i drejtësisë mohon kërkesën e Spanjës, tre eurodeputetët katalanas do të jenë në gjendje të qëndrojnë brenda vendit si eurodeputetë - por pa imunitetin e tyre të veçantë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër