Parlamenti gjerman miraton
paketën ndihmëse për Greqinë

GJERMANI - Parlamenti gjerman, miratoi sot marrëveshjen mes së cilës Greqisë i ulet borxhi dhe i jepet një fond shtesë prej 44 miliardë euro.

Të martën ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ranë dakord për uljen e borxhit grek me 40 miliardë euro dhe përgatitën një draft për lëvrimin e një fondi shtesë prej 44 miliardë euro.

Mirëpo, para se të jepeshin këto para, marrëveshja duhej të miratohej nga parlamenti gjerman, e cila u aprovua sot me 473 vota pro, 100 kundër dhe 11 abstenime. Gjithashtu kancelarja gjermane i ftoi deputetët e Bundestagut të votonin në favor të paketës ndihmëse për Greqinë.

Ministri gjerman i Financave, Ëolfang Schaeuble tha para votimit se spekulimi rreth rishikimit të borxhit grek nga kreditorët e eurozonës minonte përpjekjet e vendit për të përcaktuar financat e saj publike. Mosshlyrja e borxhit do të ketë pasoja jo vetëm për Greqinë, por për të gjithë Evropën, e cila mund të çojë edhe në shpërbërjen e saj, -shtoi ministri.

Ndërkohë kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë kanë pranuar të ndërmarrin hapa të duhura për reduktimin e borxheve të vendit, në 124% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) nga viti 2020 dhe në 110% në vitin 2022.

Gjermania ka pasur gjithmonë rolin kryesor për të nxitur Greqinë që të marrë masa shtrënguese ekonomike në këmbim të kredive.

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë