Greqia i ka dorëzuar propozimet për reformat ekonomike që duhet të marrë në këmbim të një pakete ndihme financiare nga BE-ja mbrëmjen e së enjtes grupit të Eurozonës pranë KE-së ndërkohë që plani i propozuar nga partia në pushtet "Syrizia" pritet të kalojë për miratim sot në parlamentin grek.
Ndërkohë që Greqia ka afat deri të djelën dhe më pas do të kalojë në samitin e Eurogrupit nga ku ministrat e Financave do të marrin në shqyrtim propozimet. Ndërkohë një zëdhënës parlamentar nga partia ‘Syriza ‘, Nikos Filis , tha se ai kishte besim se deputetët do t'i japin qeverisë mandatin për të negociuar paketën e re shpëtimit.
Qeveria e koalicionit ka 162 vende në parlamentin dhe po ashtu ka mbështetjen e shumë deputetëve të opozitës .
Kryeministri Aleksis Tsipras u prit me duartrokitje në mbledhje dhe në fjalën e tij theksoi se më 5 korrik, populli grek i dha qeverisë mandat për të arritur një marrëveshje më të mirë sesa ultimatumi i fundit i Eurogrupit, dhe jo për ta nxjerrë Greqinë jashtë Eurozonës”.
“Tani për tani ne përballemi me vendime të rëndësishme”, iu tha ai deputetëve të partisë dhe shtoi se me rëndësi është që deputetët e SYRIZAs të qëndrojnë të bashkuar dhe të fortë për këto vendime kritike. Ose do të qendrojmë së bashku, ose do të largohemi së bashku”, deklaroi Tsipras.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)








