Parlamenti grek  voton “pro” njohjes
së  shtetit të Palestinës

Parlamenti grek  voton “pro” njohjes<br />së  shtetit të Palestinës
Parlamenti i Greqisë mori vendim për të njohur si shtet Palestinën. Në takimin e sotëm me axhendë të veçantë në Parlament u pranua shumicë votash vendimi i propozuar nga kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vuçis për njohjen si shtet të Palestinës.

Ky vendim i Parlamentit ka cilësinë këshilluese ndaj qeverisë greke që të njohë zyrtarisht Palestinën. Votimin në Parlament e kanë ndjekur duke qenë të pranishëm edhe Kryeministri grek, Alexis Tsipras bashkë me Presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas.

Kryeministri Tsipras në një deklaratë të bërë ditën e djeshme pas takimit me Abbas kishte theksuar se vendi i tij në një kohë të përshtatshme do të njohë si shtet Palestinën dhe në shkresat zyrtare në vend të shprehjes “Autoriteti Palestinez” do të përdorej termi “Palestina”.

Shumë parlamente kombëtare brenda Bashkimit Evropian në kohët e fundit kanë marrë vendime këshilluese për njohjen e Palestinës. Ndërsa 8 vende në BE e kanë njohur Palestinën, ku dhe vendi i fundit që e ka njohur ka qenë Suedia. Ndërsa vendet e tjera e kanë njohur Palestinën që në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik.
 
Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra