Parlamenti i Nxënësve kërkon platformë online falas, Shahini: Herën tjetër do flasim për maturën

Parlamenti i Nxënësve kërkon platformë online falas, Shahini: Herën tjetër do flasim për maturën

TIRANE-Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve, të cilët përveç se kanë ndjekur mësimin në kushtet e shtëpisë, kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me bashkëmoshatarët e tyre në bashkitë që përfaqësojnë duke marrë mendime mbi efikasitetin e mësimin në kushte shtëpie dhe si mund të përmirësohet më tej.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të ministrisë, një përfaqësues hodhi idenë e krijimit të një platforme falas online “Nxënësit për Nxënësit”, e cila mund të lejojë nxënësit të ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre, apo pse jo të ndihmohen nga shokët e shoqet për vështirësi të ndryshme të hasura gjatë kësaj periudhe. Në thelb, po sipas njoftimit, kjo lloj platforme synon të rrisë efikasitetin, gjithëpërfshirjen e solidaritetin, gjë e cila mund të vazhdojë të zbatohet edhe pas periudhës së mbarimit të pandemisë COVID-19.

Ministrja Shahini, thuhet në njoftim se e mirëpriti këtë draft-propozim dhe u shpreh se do të shikohet në vijim se si mund të realizohet nga ana teknike. Në fund të bisedës, ministrja Shahini informoi se në takimin e radhës do të diskutojnë për maturën shtetërore, vlerësimin e nxënësve apo çdo lloj problematike tjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjcvngndmxm: 28/04/2020 12:20

    Shkollat nuk duhen te hapen. E para kemi dy muaj mesim online nuk kemi kuptuar asnje gje. Dergojne mesuesit ushtrime per ti zgjidhur . J detgojme ne whatsapp. Pse te hapen?? Te na shkaktojne me shumë stres. Duan te bejne provime sapo te ikin ne shkolle. Perse duhen te behen provime? Ky vit iku si iku . Ishte fatkeqesi. Ne gjimnaze do behet nje lemsh i madh pasi fillojne provimet e maturanteve . A e di ministrja qe shumica e shkollave nuk kane dyer neper tualete . Nuk kane cezma per te lare duar . Uje jo e jo. Neper qytete shumë shkolla kane nga 30 veta ne klase dhe ambjentet e klases jane shumë te vogla. A nuk mjafton gjithe ky stres nga Covid-19 ,por na duhen dhe ca provime.

    Përgjigju
  • Erjon: 11/04/2020 16:42

    Mendim personal, Ministrja eshte shume mbrapa, duhej te kishte bere dicka ne drejtim te platformes elektronike per zhvillimin e oreve mesimore online, sigurisht ne bashkerendim me institucionet e specializuara te shtetit ne kete fushe, AKSHI psh. ka djem e vajza shume te afte. Jemi pas nje muaji te plote nderprerje mesimi dhe mesueset po lengojne, nxenesit po ashtu. Nuk behet mesimi ne whatsapp, me menyra te improvizuara kaotike individualisht nga mesuesit nen presionin e nje histerie kolektive te krijuar nga Drejtorite e shkollave, te cilat nga ana e tyre jane nen presionin e Drejtorive Arsimore apo MASR, serisht ne menyre histerike dhe kaotike, pa udhezime, pa standarde, pa lidership. Nuk mjaftojne dy urdhera ne dy-tre jave apo dy dalje publike video ne muaj. Duhet te ishte bere dicka tashme. Ne mendimin tim, krahas mjekeve, edhe mesuesit jane heronj te kesaj kohe. Po bejne gjithcka vete, pa asnje orientim, me orare te tejzgjatura 9-12 ore ne dite, ne platforma elektronike si whatsapp, zoom, google classroom, etj. E kane marre vete ne dore situaten. Bravo i qofte. Respekte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë