Avionët rusë do të fluturojnë mbi qiellin e Sirisë, e ndërsa bombat do të bien mbi objektivat e Shtetit Islamik. 

Dhoma e lartë e Parlamentit rus, e njohur ndryshe si Këshilli Federativ, ka votuar në mënyrë unanime për t’i dhënë miratimin Presidentit Vladimir Putin, për të dërguar ushtrinë me mision në Siri. Vendimi nuk ka të bëjë me dërgimin e trupave tokësorë, por vetëm me sulme ajrore.

Presidenti rus, Putin kërkoi më herët ndaj Dhomës së lartë të Parlamentit të merrte në konsideratë përdorimin e forcës ushtarake përtej kufijve të vendit.

Kremlini, fillimisht u ndal në mosdeklarimin e vendit se ku do të dërgohej me mision ushtria, por Rusia i ka dhënë prej javësh sinjalet e një pranie gjithnjë e më të madhe ushtarake në Siri, ku kërkon të mbështesë forcat qeveritare të Presidentit Bashar al-Assad.

Herën e fundit që Parlamenti rus i kishte dhënë Putinit të drejtën për të dërguar ushtrinë jashtë vendit, një kërkesë teknike bazuar mbi ligjet ruse, Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina vitin e kaluar.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)