Militantët e Sali Berishës kësaj radhe janë mbledhur në pjesën e jashtme të Parlamentit. Godina është e rrethuar nga forca të shumta policie ndërsa brenda po lexohen raportet e PD dhe PS, pro dhe kundër kërkesës së SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
PD organizon sot protestë duke kërkuar arrestimin e Ballukut, ndërsa kanë paralajmëruar se në rast se rrëzohet kërkesa e SPAK, godina e Kuvendit do të konsiderohet si mburojë për të korruptuarit dhe do duhet të shembet.
Lajmi kryesor:
Mungojnë dhuna e molotovët, PD protestë të qetë para Kuvendit për Ballukun! Berisha: Rama e mbrojti, shënoi vetëvrasjen politike












