Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 20-të. Kjo e dielë sportive nisi në orën 12:30, aty ku Parma mposhti 1-2 vendasit e Lecces. Në orën 15:00 Fiorentina barazoi 1-1 kundër Milanit, ndërsa mbrëmja rezervoi duelin për titull mes Interit dhe Napolit, sfidë që u mbyll 2-2.
Sfidë për ata me zemër të fortë në Milano. Interi dhe Napoli barazuan 2-2 duke mbajtur po atë distancë sa përpara këtij dueli. Pas gjashtë fitoreve radhazi Interi ndalet nga kampionët në fuqi të Serie A. Duhej minuta e nëntë që Dimarco të kalonte zikaltërit në epërsi me një supergol, ndërsa McTominay në minutën e 26-të shënoi për 1-1.
Interi gjeti golin e dytë me Calhanoglu, kjo pasi në minutën e 73-të turku u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Pas protestave për penalltinë, trajneri i miqve, Antonio Conte, pa të dilte nga fusha me kartonin e kuq. Por Napoli nuk u dorëzua dhe barazoi sërish me McTominay në minutën e 81-të, duke bërë që dy skuadrat të ndanin nga një pikë.
Në 'Artemio Franchi' Fiorentina dhe Milani u ndanë në barazim 1-1. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për djemtë e Allegrit që shohin më larg kreun e renditjes. Në Firenze sfida ishte me shumë raste, por pjesa e parë u mbyll pa gola dhe mes tensionit, aq sa Paolo Vanoli, trajneri i vendasve u ndëshkua me karton të kuq.
Fiore shtyu në sulm dhe shënoi me Comuzzon në minutën e 66-të, duke befasuar kuqezinjtë. Megjithatë, futja në fushë e Nkunku në vend të të dëmtuarit Pavlovic rezulatoi deçizive për Milanin, pasi francezi barazoi rezultatin për 1-1 në minutën e 90-të pas një pasimi brilant të Fofana.
Në stadiumin 'Via del Mare' puljezët e Lecces u mposhtën 1-2 me përmbysje nga Parma. Për vendasit titullar luajti Ylber Ramadani, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të dhe do mungojë në sfidën e radhës për shkak se ka plotësuar numrin e kartonave.
Ishte Lecce që gjeti golin e epërsisë në shtëpi pas vetëm 52 sekondave lojë me serbin Stulic, por Parma u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me autogolin e Tiago Gabriel dhe Pellegrinos. Parma përfitoi edhe nga superioriteti numerik pasi Banda në minutën e 57-të dhe Gaspar në fundin e ndeshjes u ndëshkuan me kartona të kuq te Lecce.
Pas raundit të 20-të, Interi kryeson Serie A me 43 pikë, tre më shumë se ndjekësit e Milanit. Pas tyre me 39 pikë ndodhet Napoli. Të treja skuadrat kanë nga një ndeshje më pak.
Serie A, raundi i 20-të:
E shtunë, 10 janar 2026
Como 1-1 Bologna
Udinese 2-2 Pisa
Roma 2-0 Sassuolo
Atalanta 2-0 Torino
E diel, 11 janar 2026
12:30 Lecce 1-2 Parma
15:00 Fiorentina 1-1 Milan
20:45 Inter 2-2 Napoli
Renditja:

Komente