Është shoqëruar në polici, studentja Viosana Kokla për t'u pyetur lidhur me parullën në shtëpinë e Borchard. Kokla nuk është një emër i pa njohur për opinionin publik. Ajo ka qenë një nga studentet aktive në protestën e dhjetorit, e cila bëri publike mesazhet e dërguara nga Rama, ku sipas saj e ka ofenduar.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Kokla ka qëndruar në komisariat për rreth 1 orë, e ndërsa mësohet se ajo nuk ka pranuar të jetë vetë autorja e mbishkrimit "Turp të kesh". Po të njëjta burime, thonë se Kokla është shprehur se nuk ka dijeni për autorin e kësaj parrulle.  

Lidhur me shoqërimin e aktivistet së LRI-së, ka reaguar edhe ish- deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili ka e ka cilësuar si një skandal, sipas së cilit është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Vasili ka publikuar videon e Report Tv gjatë debatit që Kokla pati me Ramën në dhjetor, duke thënë se shoqërimi i Koklës është një shenjë hakmarrje nga ana e kreut të qeverisë.

"Turp. Skandal. Policia sapo ndalon studenten Viosana Kokla për Borchard. Studentja Viosana Kokla ndalohet nga policia për hesap të Borchard.

Edi Rama shfrytëzon Borchard për t'u hakmarrë me Viosanën studentes së arkitekturës që e kryqëzoi kryeministrin.

Turp.Turp.Turp Policia nuk ndalon kriminelet dhe te korruptuarit, por me urdhër të Edi Ramës do që t'ju mbylle gojën të rinjve. Shiheni VIDEON kur kryqëzohej Edi Rama", shkruan Vasili.