Part-time, mundësi për 6
mijë mbetësit e maturës

Part-time, mundësi për 6<br />mijë mbetësit e maturës
TIRANE - Plot 6 mijë mbetësit e provimeve të maturës shtetërore kanë edhe një mundësi për të aplikuar për në shkollë të lartë. Duke iu drejtuar sistemit part-time. Qeveria ka miratuar për këtë sistem mbi 9 mijë pranime për ata që duan të nisin për herë të parë një shkollë të lartë.

Sesioni i dytë i provimeve të maturës do të zhvillohet gjatë muajit shtator, duke u dhënë kështu mundësinë kësaj kategorie që të mund të aplikojnë për sistemin me kohë të pjesshme. Sigurisht që ata nuk do të jenë të vetmit që do të hujnë në garë për kët sistem shkollimi, i cili ëhstë mjaft i kërkuar.

Së bashku me ta kanë të drejtë edhe ata që e kanë mbaruar një vit më parë shkollën e mesme por nuk kanë mundur të nisin studimet e larta, si dhe të gjithë të interesuarit që kanë në xhep një diplomë të shkollës së mesme.

Ndërkohë që dhënia e provimeve të maturës shtetërore për ata që e kanë mbaruar shkollën e mesme përpara se të niste të aplikohej ky sistem, nuk është një kusht. Kandidatët hyjnë në garë mes njëri- tjetrit në ata degë ku ka shumë kërkesa, dhe përzgjidhen ata që kanë mesataren më të lartë, dhe profilin e shkollës së mesme më afë degës së kërkuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës