ATHINE - Partia ekstremiste e Agimit të Artë vazhdon të provokojë shqiptarët. Në faqen e tyre zyrtare xryshaygh.com shkruajnë se Skënderbeu, është grek dhe lufta e tij ndaj turqve ishte një luftë për mbrojtjen e ortodoksisë.
“Shqiptarët nderojnë si hero kombëtar një grek, Jorgo Kastriotin, lufta e të cilit ishte luftë e ortodoksisë kundër turqve. Në mënyrë të padrejtë shqiptarët përdorin flamurin e Perandorisë bizantine si flamur kombëtar. Epiri ishte grek, paraardhësit tanë janë nga Epiri”, shkruajnë ekstremistët grekë në faqen e tyre xryshaygh.com.
Ndërkohë, deklarata e Agimit të Artë nuk ka shmangur edhe reagimin ndaj Aleancës Kuq e Zi lidhur me paralajmërimin e kësaj të fundit për të mos hapur degë të partisë ekstremiste në territorin e Shqipërisë.
Duke ironizuar, Agimi i Artë shprehet për trimërinë e shqiptarëve të treguar “jo vetëm në luftë, por edhe në 200 vjetët e fundit me të moshuarit grekë duke i keqtrajtuar dhe vrarë ata.”
Partia ekstremiste greke “Agimi i Artë” ka komentuar edhe deklaratën e AK-së e cila tha se shteti helen ka falimentuar si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Sërish me ironi, Agimi i Artë i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate me faktin që nga "vendi i lulëzuar, me nivel politik, ekonomik, institucional, moral dhe kombëtar dhe ndërkombëtar, siç është Shqipëria" janë larguar mijëra emigrantë për të jetuar dhe punuar në Greqi.
Deklarata vjen si replikë e deklaratës që Aleanca Kuq e Zi bëri pak ditë më parë ku i deklaronte Agimit të Artë të mos guxonte të vinte në jug të Shqipërisë për të hapur degët e saj pasi do i bëjë të kujtojnë humbjen tragjike në Betejën e Lëkurzit në fillim të shekullit të kaluar, lënien e kockave të fashistëve grekë të Metaksdasë në trojet tona gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dështimin fatal të monarko-fashsitëve greke në Shqipërinë e Jugut në vitin 1949. “
Partia ekstremiste greke “Agimi i Artë” pak ditë më parë paralajmëroi se shumë shpejt do të çelë degët e saj në Shqipëri, në qytetin e Delvinës, Tepelenës, Korçës, Gjirokastrës dhe Himarës.

(Foto: faqja online e Agimit te Arte)
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com