TIRANË- Sikurse kishin paralajmëruar, demokratët refuzuan thirrjen e fundit të socialistëve për t’u ulur si të barabartë në Komisionin e Reformës Territoriale. Në të njëjtën kohë që PS kishte thirrur mbledhjen e komisionit, Sali Berisha deklaronte se nuk bashkëpunon me Edi Ramën përsa kohë bllokon drejtësinë për çështjen ‘Balluku’ i mblodhi në seli të vetët, nga ku njoftoi edhe planin e demokratëve. 

"Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë. Të themi të vërtetën. Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt", tha Berisha. 

Edhe anëtari i Partisë së Lirisë Edmond Haxhinasto nuk shkoi, pavarësisht qëndrimit të PL në konferencën e kryetarëve se reformat nuk duhen bojkotuar. Por, në mbledhjen e grupit të PD mësohet se 6 deputetë i kanë dalë kundër Berishës për bojkotin e komisioneve të posaçme.

EMRAT E DEPUTETËVE QË I DOLËN KUNDËR
Bledjon Nallbati
Xhelal Mziu
Oerd bylykbashi
Ina Zhupa
Tritan Shehu
Arjan Ndoja
Bujar Leskaj
Enno Bozdo

Arbian Mazniku njoftoi se PS nuk do të tërhiqet nga votimi nesër në seancë plenare për t’i hequr bashkëkryetarin PD-së, me formulën e re ku ai do të jetë kryetar dhe Luçiano Boçi nënkryetar.

”Nisur nga nxitimi që kemi për të realizuar objektivat, i kemi kërkuar parlamentit që të ndryshojmë mënyrën si është formuar komisioni, për të kaluar një anëtar në krahun e mazhorancës, për të zhbllokuar komisionin. Kjo nuk do të thotë që opozita nuk është e pranishme. Nga bashkëkryetarë, të kalojmë në proces kryetar dhe nënkryetar. Të fillojmë të punojmë për këtë proces. Në muajin shkurt, komisioni do ndahet në tre grupe të mëdha, secili grup do të mbulojë 4 qarqe. Ky grup, do të shkojë me ekspertët, të takojnë kryetarët e bashkive, nënkryetarët e Këshillave Bashkiakë, biznesin, shoqërine civile, për të diskutuar për nevojat që pushteti vendor ka", tha Mazniku. 

Mazniku tha se prej 2 mujash që komisioni ka nisur punën, nuk kanë asnjë produkt konkret, duke theksuar nevojën që në zgjedhjet e 2027-ës të shkojnë me reformë të re territoriale. 

Në muajin mars, do kemi fazën e dytë të konsultimeve. Një grup do merret me territorin dhe qeverisjen, me financimin. Secili prej këtyre 3 grupeve, do ketë konsultime tematike në fushën e vet. Të gjitha këto diskutime mblidhen në bashku, në prill-maj fillojmë fazën e hartimit të ligjit. Një reformë e tillë, e cila ka nevojë për konsultim të madh publik, është reformë e cila duhet të përfshijë të gjitha institucionet lokale dhe qendrore. Në zgjedhjet e 2027 të shkojmë me një reformë të re. Kemi plan pune të qartë, kjo çështje nuk funksionon, ne do t’i drejtojmë seancës për të ndryshuar komisionin, të fitojmë kohën e humbur”, tha Mazniku.

Të njëjtat ndryshime i nënvizoi edhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla i cili nënvizoi se reforma territoriale duhet të ecë në përputhje me praktikat e Komisionit të Venecias dhe afatet që lidhen me zgjedhjet vendore.

“Reforma territoriale dhe praktikat e mira të Komisionit të Venecias na detyrojnë që në rast se në konkluzion të kësaj pune të këtij komisioni të posaçëm do të sugjerohet një ndarje e re administrative territoriale, ajo duhet miratuar në Kuvendin e jo më vonë se e enjtja e fundit e korrikut”, tha Balla pas mbledhjes së grupit të PS.

Në muajin shkurt, tha Mazniku do të nisë konsultimi në terren për hartën e re territoriale, ku komisioni do ndahet në tre grupe të mëdha dhe secili grup do të mbulojë 4 qarqe. Në maj pritet hartimi i një drafti konkret.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Braktisja e komisioneve për reformat, Berishës i dalin kundër edhe deputetët e vet! Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PD

1770044542_tdyuoooo.JPG

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila ka qenë me dyer të mbyllura.

Report Tv mëson se në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar, Berishës i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të reformave, të cilët janë:

1. Bledjon Nallbati

2. Xhelal Mziu

3. Oerd bylykbashi

4. Ina Zhupa

5. Tritan Shehu

6. Arjan Ndoja

7. Bujar Leskaj

Këta deputetë kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat. Në këto kushte Berisha është shprehur se do të jetë Kryesia e PD-së që do të marrë vendimin final për këtë çështje.

Kujtojmë se ditën e sotme PD braktisi sërish mbledhjen për Reformën Territoriale, edhe pasi Balla u shpreh në datën 29 janar se nëse opozita nuk do të ishte e pranishme në mbledhje, do të hidhej për votim të martën në Parlament ndryshimi i formulës për përbërjen e këtij komisioni.