Partia e Lirisë mbledh Konventën Kombëtare më 29 tetor! Hapet gara për kryetarin e partisë

Në datën 29 tetor, Partia e Lirisë do të mbajë Konventën Kombëtare ku do të miratohen disa ndryshime statutore. Kështu bëri me dije Sekretari i Përgjithshëm Organizativ i Partisë së Lirsë, Endrit Braimllari i cili njoftoi se është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, ndërsa ka ftuar të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi. Ilir Meta aktualisht drejtues i komisionit organizator, i cili do të përgatisë partinë për zgjedhje pas Konvetës së 25 korrikut.

‘Jemi në këtë komunikim me publikun për të ndarë disa vendime të rëndësishme të marra nga Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, në lidhje me procesin zgjedhor të forumeve drejtuese të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare e cila do të mbahet në 29 tetor. Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Po në zbatim të vendimit të Komitetit Organizator është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë. Afati për pranimin e kandidaturave (për kryetar dhe anëtar të KDK) do të fillojë sot më datë 14 tetor dhe do të mbyllet në 24 tetor 2022. Kriteret për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë mund të tërhiqen pranë zyrave qëndrore dhe do të publikohen në faqen zyrtare ëëë.partiaelirise.al. Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë që të bëhen pjesë e këtij procesi duke aplikuar pranë Komisionit Zgjedhor të Partisë së Lirisë të ngritur për drejtimin dhe monitorimin e këtyre proceseve zgjedhore.’- tha Braimllari.

Më 25 korrik, vetëm një ditë pasi la postin e kreut të shtetit, Ilir Meta u rikthye sërish në jetën aktive politike, duke rimarrë drejtimin e partisë së tij LSI-së. Meta mbajti konventë kombëtare të LSI-së ku u vendos që partia të mbajë emrin Partia e Lirisë. Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia e shales: 14/10/2022 14:31

    Ka me zgjedh Moniken Kryetare, asht dhe e bukur ka me mbledh nder vedi sarahoshe kodoshe meraklinj qejflinj se breket i ka lene ke Tosi..,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë