TIRANË - Një tjetër parti krijohet në spektrin e majtë të politikës Shqiptare. Partia e re drejtohet nga Elmaz Sherifi, një ndër deputetët e parë dhe më jetëgjatë në parlamentit shqiptar.
“Lidhja për Drejtësi dhe Progres”, është partia e Elmaz Sherifit, e treta “bijë” e PS pas Ilir Metës qe iku nga PS dhe krijoi “Lëvizjen Socialiste për Integrim” dhe Petro Koçit qe u vu ne krye te “Partisë Socialiste të Vërtetë ’91”.
“Ne jemi lidhja që do ta ndryshojmë politikën aktuale, jemi kundër politikës së rrugës, jemi për politikë institucionale. Jemi për politikën e zgjidhjes dhe jo të konstatimit, jemi për drejtësinë si paanshmëri kundër politikës së mashtrimit. Ne jemi për konsolidimin e institucioneve politike e juridike, kundër praktikave e sjelljeve antidemokratike. Ne jemi për progresin, jemi për zhvillimin, kundër politikave që kërkojnë vetëm ndryshimin”, tha sot Sherifi.
Ai ka qenë disa herë ministër në kabinetet e majta, por pas zgjedhjeve te fundit parlamentare u shfaq kritik ndaj kryetarit socialist Edi Rama.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com