TIRANË – Deputeti demokrat Tritan Shehu deklaroi sot për mediat se partia e re qe pritet të krijojë presidenti Bamir Topi nuk do të cënojë fitoren e PD në zgjedhjet e vitit 2013. “Partia Demokratike është liderja e së djathës shqiptare, është forca kryesore politike në Shqipëri, është ajo që krijoi bazat e së djathtës në Shqipëri dhe forcën e saj nuk e bazon në ekzistencën e partizave të tjera. Ajo nuk preket nga shtimi ose pakësimi i partive të tjera”, tha ai për mediat.
Shehu e cilësoi si të gabuar vendimin e Oketës, për t’u larguar nga rradhët e grupit kuvendor demokrat.
“Është demonstrim i demokracisë individuale”, tha ai.

(aq/shqiptarja.com)