TIRANE- Partia e re "Fryma e Re Demokratike" do të deklarohet zyrtarisht të hënën për shqiptarët. Përmes një konference për mediat, kreu i kësaj partie, deputeti Gazmend Oketa do të bëjë deklarimin zyrtar, duke paralajmëruar dhe hapjen e procesit të mbledhjes së firmave të domosdoshme për ta regjistruar këtë parti në Gjykatë sipas ligjit për krijimin e partive politike.
Një deklarim zyrtar që do shënojë dhe marrjen jetë të partisë më të re të spektrit të djathtë politik shqiptar, duke u dhënë fund përgatitjeve për disa muaj për organizimin e saj. Burimet saktësojnë se ishte planifikuar për sot të bëhej deklarimi zyrtar nga ana e Oketës, por meqenëse se kreu i shtetit Bamir Topi pas kthimit sot nga vizita në Britani, ku ka marrë pjesë në dhënien e leksioneve në universitetin më të mirë britanik të Kembrixh, do të jetë në një emision televiziv, është shtyrë zyrtarizimi për të hënën në mënyrë që publiciteti të jetë akoma më i madh.
/Shqiptarja.com