Mbledhja e grupit të PD, Vokshi-Bashës: Qëndrimi yt për Berishën nuk përfaqëson atë të PD! Zgjedhjet në FRPD dhe LDGSH? Nuk na la të diskutonim

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar ku u ka prezantuar amendamente shtesë që do i shtohen Ligjit Antimafia për vettingun e politikanëve, ku disa prej neneve kanë të bëjnë edhe me oligarkët siç i cilëson kryedemokratit. Në mbledhje kanë munguar debatet dhe diskutime, pasi Basha ka bërë vetëm prezantimin e këtyre nene shtesë që pritet t’i dorëzojë së shpejti në Kuvend.

Këtë e vërtetoi edhe Albana Vokshi e cila ishte e pranishme në mbledhje, duke thënë se edhe pse situata në PD është mjaft e tensionuar së fundmi pasi Basha shpalli zgjedhjet për FRPD dhe LDGSH, ai nuk lejoi të zhvillohej asnjë diskutim. Albana Vokshi, kryetare  e Lidhjes së Gruas në PD, e cilësoi këtë vendim të Bashës në shkelje të statutit dhe uzurpim nga kryetari i këtyre strukturave paralele të PD.

Në lidhje me deklaratën e Bashës  se PD nuk do të kthehet në bunker të Berishës dhe se ai po shërben si tub oksigjeni për regjimin e Ramës, Vokshi është distancuar.

 “Nuk na la të bënim asnjë diskutim, unë distancohem nga deklaratat e djeshme të Bashës”, tha Vokshi.

Lulzim Basha ka marrë vendim për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha urdhëroi thirrjen e proceseve zgjedhore, pasi mandati i tyre ka përfunduar. Posti i kryetares së LDGSH-së, mbahet me emërim që prej vitit 2012 nga Albana Vokshi. Kjo ka sjellë reagim të ashpër si nga një pjesë e të rinjve të FRPD-së por edhe të vetë Albana Vokshit, e cila ka munguar në këtë mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së.

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë