Partia që i gris Berishës, fasadën e bashkimit dhe i heq monopolin e opozitës

Partia që i gris Berishës, fasadën e bashkimit dhe i heq monopolin e opozitës

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj, në Parlament, foto arkivë

Sali Berisha ka sulmuar partinë e re të krijuar nga Enkelejd Alibej dhe një grup ish-deputetësh të PD duke u përpjekur t'i klasifikojë si një parti e formuar nga Edi Rama.

Nuk është se ka ndonjë rëndësi pasi Berisha këdo që nuk e ka nën kontroll e konsideron armik, ose aleat të armikut, por në këtë rast arsyet për të sulmuar kalojnë përtej problemit elektoral që mund t'i krijoj një parti e re.

Parti e re madje me njerëz dhe më të rinj janë dhe Partia e Qorrit, Shabanit apo Lapaj, por Berisha nuk është aq shumë i shqetësuar për të.

Arsyeja kryesore pse ai u detyrua të sulmojë partinë e re të Alibej me fjalor ekstrem, është se krijimi i kësaj partie i prishi Sali Berishës fasadën e “bashkimit” të opozitës që kishte kaq kohë që e kishte bërë fakt të kryer.

Duke shpartalluar PD e Lulzim Bashës, dhe duke lënë Bashën në pritje të vulës nga gjykata përsëri, Berisha po krijonte idenë se e ezuaroi çështjen e “Bashkimit" të opozitës dhe tani duhet të luftonin për zgjedhje.

Fakti që disa deputetë hoqën dorë vullnetarisht nga të qenit pjesë e grupit Berishës dhe krijuan një parti të re , praktikisht institucionalizoi ndarjen e opozitës dhe jo bashkimin e saj. Dhe kjo është goditja paraprake që Berisha ka marr nga ky akt.

Ata i rrëzuan atij fabulën false të “bashkimit’ me të cilën ai po përpiqej të ngrinte moralin e mbështetësve të vet.

Së dyti ky grupim, ka qenë bërthama e vetme luftarake e PD së Lulzim Bashës në zgjedhjet  shkuara të 14 Majit, dhe të vetmit që këmbëngulën të kishin kandidatë në çdo rreth për kryetar bashkie.

Nuk ja dolën dot, pasi Basha dhe Bardhi në atë kohë pas një marrëveshje që Bardhi kishte bërë me Palokën ranë dakord të mos vinin kandidatë në rrethe dhe në fund “t’i kërkonin llogari Berishës” për humbjen.

Kjo skemë të cilën nuk e ndaj dot, nëse ishte shitje pazari tek Berisha apo naivitet, e bëri të parëndësishme PD e drejtuar nga Lulzim Basha pas 14 Majit, dhe praktikisht nuk shkaktoi asnjë habi as kur dhe logua e vula shkuan tek Berisha.

Të vetmit që rezistuan për kandidatë ishte kjo bërthamë deputetësh dhe kryesisht zoti Alibej. Dhe Berisha nuk ua fal që ata bën që PD e Berishës të pësonte disfatë të plotë dhe të dukej një opozitë e ndarë.

Së fundmi Berisha e ka bezdi këtë grupim, mes të tjerash se janë të orientuar drejt partive të tjera të vogla që nuk pranojnë më Berishën si alternativë opozitare. Ky grupim i bashkuar me Shehin dhe disa parti të vogla ka mundësi të krijoj qysh tani në Kuvend grupin e vet parlamentar dh et shkoj drejt zgjedhjeve të reja, si një bllok i ri opozitar.

E gjithë kjo prish jo vetëm  fasadën e “bashkimit të opozitës por dhe monopolin që Berisha kërkon të vendos në opozitë duke e trajtuar si plaçkë të tij të cilën e përdor për halle familjare. 

Është kjo arsyeja që ai përpiqet me çdo kush ti etiketojë ata si njerëz të Edi Ramës, apo si të opozitarë të shitur. Çdokënd që nuk e blen dot, përpiqet ta paraqes si dikë të blerë nga kundërshtari. Për atë nuk ekzistojnë njerëzit e lirë. Siç  i ka hije një tregtari që ka 33 vjet  që shet e blen PD, për hallet e tij.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së