Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht organizimin në terren për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nga Rrogozhina, drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë së PS, duke dhënë sinjalin e parë të mobilizimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, bëri të qartë se fokusi tani është tek organizimi dhe zgjerimi i partisë në bazë. Sipas tij, Partia Socialiste hyn në këtë fazë me një objektiv më të madh se zgjedhjet.
“Ne, Partia Socialiste kemi sot më shumë se kurrë një mision historik me bindjen dhe angazhimin e palëkundur se misioni ynë kombëtar i bashkimit të plotë me Europën, s’ka qenë kurrë më i qartë dhe më afër. Dhe se ky mision do përmbyllet nga ne,” shkroi Balla.
Komente











