Partitë e reja/ Lapaj në 'Studio Live' sfidon Berishën dhe opozitën: Keni ju kulla apo unë? Keni ju makina të shtrenjta apo unë? Nuk kompleksohemi dot

Dy partitë kryesore kanë ndezur motorët për zgjedhjet e përgjithshme të 2025. Ndërkohë me interes përveç tyre pritet të shihet edhe performanca e partive të reja.

Në ‘Studio Live’, në Report Tv Adriatik Lapaj nga ‘Shqipëria Bëhet’ dhe juristi Rezart Kthupi sqaruan për Arbër Hitajn problemet që ka demokracia jonë.

Lapaj zhvilloi 4 prioritet ku mbështetet veprimtaria politike e ‘Shqipëria Bëhet’.

'Ç’punë kam unë me ata?! Pushteti ka nxjerrë bandën e radhës që mban peng vendin. Grupi i pengmarrësve të opozitës dhe vendit, përmes listave të mbyllura kërkojnë të mbajnë karrigen e kuvendit. Shqipëria në fazën ku ndodhet ka nevojë të jashtëzakonshme të ndryshojë realitetin e saj politik. Në vitin 1991 numri i lindjes ka qenë 185 mijë në vit. Sot ka rënë në 23 mijë. Numri i vdekjeve më i madhe se i lindjeve. Martesat 38 mijë, sot ka rënën nën 18 mijë. Mosha mesatare në 1991, ka qenë 26 vjeç, sot ka kaluar mi 41 vjeç mosha mesatare duke qenë më e vjetra në Europë. Këto fakte e bëjnë të domosdoshme kthesën e madhe. Kjo që ka ndodhur është gjenocid. Është spastrim etnik.

Çfarë jemi ne, një nga vendet me shkretëtirat më të mëdha në botë?! Nuk kemi as shkretëtirë, as mungesë uji, nuk kemi as ndonjë konflikt por jemi vend me etni 98% mazhorancë shqiptare dhe nga një vend i tillë në mes të dheut me 2 dete me 9500 km det. Me 1100 kub ujë në sekondë që mban 200 milion banorë, me një pozicion gjeografik që kemi 300 ditë me diell, sot jemi 1 nga 6 vendet me numrin më të lartë të emigrantëve nëpër botë. Reforma në drejtësi nuk do funksionojë nëse nuk reformohet politika. E nisëm rrugëtimin më 2023 duke vendosur si prioritet 4 pika: 1 depolitizimin e administratës zgjedhore. Nuk ecim topi imi penalltinë e gjuaj vetë. Arbitri duhet i pavarur. Profesionet e lira, në bazë të një shorti random të caktohen në QV. 2. Ligji për referendumet. Në shumë raste ligjet krijojnë padrejtësi. 3. Hapja e sistemit zgjedhor. Gara. Të mos përcaktohet nga kryetari i partisë kush shkon në parlament dhe kush jo. 4. Vota e diasporës. Do ta arrijmë.'

Kthupi së shpejti do jetë pjesë e një force politike siç është lajmëruar më herët, të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj dhe të tjerë që u larguan nga grupimi i Bashës.

'Kemi një klasë politike që e ka kapur vendim.  Kemi ngulmuar që të dalim përtej individit. Është mënyra më e mirë për të demokratizuar jetën politike. Deputetët sot bën një lëvizje të parë. Në parlament kemi një super mazhorancë. Ke një bashkim të dy grupimeve më të mëdha politike. Bashkëqeverisin politikisht.  Ai parlament ka nevojë për një frymë të re. Që deputetët të shprehin mendimet që ata kanë. Për një opozitë funksionale. Ai grupim sot do të rritet me kalimin e kohës.

Kemi ndarë disa parimeve, në atë grupim ka të drejtën të marri pjesë, është i ftuar çdo personazh publik, privat që ndan 3 parime kryesore. mbështesim pa rezerva reformën në drejtësi. E dyta normalizimi i marrëdhënieve të opozitës me ndërkombëtarët. E treta lista të hapura.'

Kthupi nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me lëvizje të reja, si ajo e Lapajt.

'Sa kohë parimet janë po ato ka vend për bashkëpunim. Është e nevojshme për të ndryshuar shumëçka në politikën shqiptare. Politika është monopol e ndarë nga dy njerëz, mes Berishës dhe Ramës, bëjnë sikur bëjnë beteja me shpata prej kashte. Bashkëpunimi është perfekt. Do fillojnë dhe përpjekjet për të sulmuar reformën në drejtësi.'

Sa i përket bashkëpunimeve, Lapaj fokusohet tek parimet që mund ti bashkoj me parti të tjera sesa tek emrat.

'Nuk e them dot në raport me subjektin në fjalë. Duhet të krijohet një subjekt. Për sa janë krijuar sot, kam shtrirë dorën e bashkëpunimit me subjektet e reja. Për të thënë që nuk jemi për ego personale. Për të dhënë mesazhin që jemi model ndryshe nga sa kanë parë deri më sot. Po ndjekim parimin për të qenë pozitiv. Kemi këtë qasje.'

Lapaj gjithashtu i ktheu dhe një përgjigje kryeministrit Rama, që referuar lëvizjes Shqipëra Bëhet u shpreh se nuk bëjnë dot një ekip as sa një biznes lavazhi.

'Lufta ime me ju gazetarët, është fakti që bëj luftë të përditshme të ftoni persona të tjerë nga lëvizja jonë. Ju fokus9oheni te një apo dy emra. Nuk krijoni hapësirat. më merr përsipër të ftosh 24 personalitete nga lëvizja jonë. Në lëvizjen tonë, është me numrin më të lartë të njerëzve me tituj shkencor në Republikë. Janë njerëz me karrierë të suksesshme në profesionet e veta. Janë pedagogë.  E kam për qytetarët, dëgjova zotin Rama e kishte për ne, ç’tu besosh atyre nuk kanë ekip për të bërë një lavazh. E tha ky që gjysma e ka në burg, të tjerët i ka në ethet e kapjes. Ky do na kompleksoj ne për ekip, që ka gjysmën në burg apo kërkim dhe gjysmën tjetër e ka kandidatë për burg. Njerëzit kanë thënë të dalin të rinj. Të rinjtë nuk janë të famshëm sa hajdutët e këtij. A do bëhen për lavdi apo për hajdutë. Në ekipin tonë nuk ka njerëz që të dali dikush dhe të thotë se janë hajdutë.'

Më tej Lapaj ka dhe një përgjigje për ata që e akuzojnë se financohet nga fondacionet e George Soros.

'Në lidhje me akuzën e George Soros. Janë 53 mijë patronazhistë që paguhen nga taksat tona për të bërë komente. Këto nuk na kompleksojnë. Bandat që paguhen nga lekët e shqiptarëve. I ka dëshmuar drejtësia si hajdutë. Në lidhje me opozitën. Kulla këtu në Tiranë ndërtoj unë apo ndërtojnë këta. Financimin e tyre apo partisë së tyre e kam unë apo këta. Me makina të shtrenjta lëviz unë apo këta. Salltanete kam unë apo këta. Ekipi jonë është ekip vlerash. Këta do mundohen ta bëjnë pis. Në këtë politikë banditësh. Çfarë prisni, që të vijnë këta të na hedhin trëndafila. Këta përmes lekëve të korrupsionit të ilaçeve të munguar, kanë instrumente për të baltosur sharë fyer këdo që guxon. Në rastin tonë, jemi shumë punëtorë dhe njerëzit na gjejnë në çdo cep të Shqipërisë.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
'Berisha dhe Rama bashkëqeverisin politikisht', Kthupi njofton krijimin e partisë së re: Diskutimet janë përtej emrave, i ftuar kushdo

 

Juristi Rezart Kthupi paralajmëroi krijimin e një grupi politik të figurave që dikur ishin pjesë e PD-së së Lulzim Bashës, përfshi këtu deputetin Enkelejd Alibeaj. Kthupi nuk dha më shumë detaje dhe nuk u përqëndrua tek emrat, por tek problemet që ka vendi falë sistemit partiak dhe politikës që është monopol.

'Krijimi i një force politike nënkupton bashkimin e njerëzve që kanë të njëjtin parim. Sot kemi në vend që nuk ka një vizion ekonomik. Braktiset vendi jo nga shtresa që kërkon punë, por largohet shtresa e mesme. Po fillon të zhduket shpresa që ky vend. Do vijnë probleme që ende nuk i parashikojmë dot. Çështja e pensioneve lidhet me aftësinë e atyre që janë të aftë për të punuar. Skema e pensioneve është një efekt për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Kemi një klasë politike që e ka kapur.

Diskutime i fillimit ka qenë që të dalim përtej emrave. Kemi ngulmuar që të dalim përtej individit. Është mënyra më e mirë për të demokratizuar jetën politike. Deputetë sot bën një lëvizjen e parë. Në parlament kemi një super mazhorancë. Ke një bashkim të dy grupimeve më të mëdha politike, ai i Ramës dhe i Berishës, që bashkëqeverisin politikisht.

Në momentin kur ne bashkojmë votat për çështje jo në interes të qytetarëve, për të liruar të korruptuarit dhe mbyllur listat kemi bashkëqeverisje politike.

Ai parlament duke filluar që nga revolucioni i vitit të shkuar me flakadanë, ka nevojë për një frymë të re. Parlamenti ka nevojë për një opozitë funksionale, dhe ky është qëllimi i atij grupimi politik. Ai grupim do të rritet me kalimin e kohës.'

Ora 18:21
Financohet nga Soros? Përgjigjet Lapaj: Nuk na kompleksojnë dot! Kullat i kam ndëtuar unë apo ata?! Salltanete kam unë apo ata?!

 

Adriatik Lapaj ishte sot në 'Studio Live' Report Tv ku dha edhe një përgjigje për ata që e akuzojnë se financohet nga fondacionet e George Soros.

'Në lidhje me akuzën e George Soros. Janë 53 mijë patronazhistë që paguhen nga taksat tona për të bërë komente. Këto nuk na kompleksojnë. Bandat që paguhen nga lekët e shqiptarëve. I ka dëshmuar drejtësia si hajdutë. Në lidhje me opozitën. Kulla këtu në Tiranë ndërtoj unë apo ndërtojnë këta. Financimin e tyre apo partisë së tyre e kam unë apo këta. Me makina të shtrenjta lëviz unë apo këta. Salltanete kam unë apo këta. Ekipi jonë është ekip vlerash. Këta do mundohen ta bëjnë pis. Në këtë politikë banditësh. Çfarë prisni, që të vijnë këta të na hedhin trëndafila. Këta përmes lekëve të korrupsionit të ilaçeve të munguar, kanë instrumente për të baltosur sharë fyer këdo që guxon. Në rastin tonë, jemi shumë punëtorë dhe njerëzit na gjejnë në çdo cep të Shqipërisë.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 13/09/2024 23:09

    Ec perpara Adriatik gjith shqipria me ty nga veriu ne jug ,ti qerojm kto gjak pirsat ????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarja mahnit jurinë në Xfactor Italia, vijon garën! juria italiane: E jashtëzakonshme, s’gabon! Shikoni performancen (VIDEO)

Shqiptarja mahnit jurinë në Xfactor Italia, vijon garën! juria italiane: E jashtëzakonshme, s’gabon! Shikoni performancen (VIDEO)