Partizani akuzon policinë: Dhunoi
dhe provokoi tifozët ndaj Kukësit

Partizani akuzon policinë: Dhunoi<br />dhe provokoi tifozët ndaj Kukësit
Veprime arbitrare dhe dhunë të pajustifikuar të policisë së shtetit, e ka cilësuar klubi i Partizanit sjelljen e bluve të Tiranës ndaj mbështetësve të kuq në “Qemal Stafa” në ndeshjen përballë Kukësit, e fituar nga demat e kuq 2-0.
 
“Ishte kjo sjellje e policisë që provokoi reagime të sportdashësve në shkallët e stadiumit, që më pas arriti deri në braktisjen në mënyrë demonstrative të shkallëve të stadiumit nga një pjesë e konsiderueshme e dashamirësve të Partizanit.
 
Klubi i Futbollit Partizani kundërshton me vendosmeri menyra te tilla sjellje të policisë që janë të përsëritura dhe hedh poshtë pretendimet e ndonjë drejtuesi të policisë se veprimet qe ndërmori policia ishin udhëzuar nga përfaqësuesit e Klubit.
 Partizani
I bëjme thirrje policisë së shtetit që të angazhohet seriozisht për kualifikimin e drejtuesve të saj lokale, njohjen e tyre me kerkesat e ligjit dhe rregulloreve te zhvillimit te ndeshjeve te futbollit dhe mbi te gjitha me parimet e sjelljes që përfaqesuesit e institucioneve shteterore duhet të demostrojnë me qytetaret e vendit të tij.
 
Klubi i Futbollit Partizani shpreh bindjen se nga ana e drejtuesve te lartë të Policisë së Shtetit do të merren të gjitha masat që situata të tilla që u krijuan në ndeshjen Partizani-Kukesi nuk do të persëriten më.
 Partizani
Ashtu si gjithmonë në të kaluaren ne mbetemi te gatshem për të bashkëpunuar dhe dhënë të gjithë ndihmën e mundëshme për mbarvajtjen e punës për organizmin e pjesemarrjes sa më të qytetëruar të publikut në ndeshjet tona te futbollit”mbyllet deklarata. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim