Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha beson se këtë edicion të kuqtë do të shpallen kampion, pavarësisht largimeve, pasi afrimet që ka bërë klubi kanë qenë cilësore dhe rezultatin do ta japin shumë shpejt në fushë, madje duke filluar nga ndeshja me Laçin.
 
“Kemi zhvilluar një fazë përgatitore mjaft të mirë. Jemi gati për të nisur pozitivisht sezonin e ri që përkon me sfidën e së premtes ndaj Laçit.
 
Ndeshja e parë është detyrim për tu fituar, dhe për ti bërë një start sa më pozitiv kampionatit, për më tepër që pas dy sezonesh më në fund do të kemi fatin ta luajmë ndeshjen e parë të sezonit në “Qemal Stafa”.
 
Partizani i këtij viti është akoma më i fort se sezonet e tjera , kjo falë edhe përforcimeve që drejtuesit kanë afruar në skuadër. Rivali ynë kryesor për tu mundur edhe këtë vit padyshim mbetet Skënderbeu.
 
Tifozeria në shkallët e stadiumit shpresoj të jetë e shumtë në numër dhe besoj se do të na mbështesin ashtu sic vetëm ata dinë ta bëjnë. Objektivat tona dihen tashme dhe kryefjala mbetet fitimi i titulli kampion”deklaroi ai.
 
 

KONFERENCE / ALBAN HOXHA - JEMI GATI PER TE NISUR NJE SEZON TE SUKSESSHEM -Kemi zhvilluar një fazë përgatitore mjaft të mirë. Jemi gati për të nisur pozitivisht sezonin e ri që përkon me sfidën e së premtes ndaj Laçit. Ndeshja e parë është detyrim për tu fituar, dhe për ti bërë një start sa më pozitiv kampionatit, për më tepër që pas dy sezonesh më në fund do të kemi fatin ta luajm ndeshjen e parë të sezonit në “Qemal Stafa”.Partizani i këtij viti është akoma më i fort se sezonet e tjera , kjo fal edhe përforcimeve që drejtuesit kanë afruar në skuadër. Rivali ynë kryesor për tu mundur edhe këtë vit padyshim mbetet Skënderbeu. Tifozeria në shkallët e stadiumit shpresoj të jetë e shumtë në numër dhe besoj se do të na mbështesin ashtu sic vetëm ata dinë ta bëjnë. Objektivat tona dihen tashme dhe kryefjala mbetet fitimi i Titulli Kampion.

Posted by  on 2015-08-18

 


d.b/shqiptarja.com