Afera 'Partizani'/ Malltezi merret në pyetje për 4 orë nga SPAK! Sulmon prokurorët si vjehrri! Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Berishën

TIRANË-   Për 4 orë dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha u mor në pyetje nga SPAK lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, pasuar me ndërtimin e 19 kullave dhe një fitim prej 5.4 mln euro. Nga banesa e tij, tek i njëjti pallat ku ndodhet dhe Berisha, paraditen e sotme u shoqërua nga makinat e policisë drejt prokurorisë ku po hetohet për akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash.

Report Tv solli momentin kur Malltezi i shoqëruar nga avokati i tij hipën në makinë dhe pas ishin makinat e policisë që do e shoqërojnë drejt SPAK. Shkoi në SPAK rreth orës 11:00 dhe doli atje rreth orës 15:00.

Pasi doli nga SPAK i njëjti si vjehrri i tij, edhe Malltezi sulmoi prokurorët duke thënë se kanë nisur një proces politik me urdhër të kryeministrit Rama, bazuar mbi një kallëzim të rremë sipas tij të Taulant Ballës. Malltezi tha se nuk është ai përfituesi i vetëm nga privatizimi i kompleksit sportiv Partizani, por mbi 100 familje, edhe pse në fakt ai ngriti 19 kulla bashkë me ndërtuesin Fatmir Bektashi, në hetim me masë detyrim paraqitje për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Ndërkohë vjehrri i tij, ish-kryeministri do të vijojë të qëndrojë në masën arrest shtëpi. Sali Berisha humbi betejën në Apel për të fituar lirinë. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi, ia rrëzoi kërkesën për heqjen e masës së arrestit në shtëpi, dhe la në fuqi vendimin e koleges së GJKKO-së, Irena Gjoka marrë më 30 dhjetor 2023, ditë prej të cilës ish-kryeministri ndodhet i izoluar mes 4 mureve të shtëpisë.

Avokati i Berishës Genc Gjokutaj u shpreh se tashmë do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë, kundër këtij vendimi, në sytë e tyre politik. 

Të humbur e pati edhe tentativën për të marrë leje për të shkuar në Kuvend, të cilën SPAK ia rrëzoi ditë më parë me argumentin se Berisha është në të njëjtat kushte si të arrestit me burg e siç do qytetar tjetër më masë sigurie s’mund të kërkojë të shkojë në punë.

Nga ana tjetër, Jamarbër Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën arrest shtëpie. Avokatët kërkojnë që Malltezi të mos ketë asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.

Rekursi është dorëzuar një ditë më parë, 24 janar, ndërsa po në Gjykatën e Lartë ndodhet edhe rekursi i SPAK që kërkon kthimin e Malltezit në qeli.

Rekursi i SPAK erdhi pasi Report Tv zbuloi se gjyqtarja Olldashi është në konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e kompanisë në hetim “Homeplan” ku aksioner është edhe Malltezi, të cilin më herët e liroi nga paraburgimi dhe e çoi në shtëpi.

Ndiqni lajmet në zhvillim..

.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
U mor në pyetje për 4 orë në SPAK, Malltezi si Berisha, sulmon prokurorët e posaçëm: Kanë konflikt interesi! Procesi ndaj meje, urdhër politik

 

Pasi u mor në pyetje për 4 orë nga prokurorët e SPAK për aferën ‘Partizani’, Jamarbër Malltezi foli për mediat duke mbajtur të njëjtën linjë si dhëndri i tij Sali Berisha me akuza ndaj prokurorëve të posaçëm.

Malltezi tha se procesi ndaj tij po bëhej me urdhër politik ndërsa nuk hezitoi të sulmonte edhe prokuroren Enkeleda Millonai e cila po heton çështjen, duke thënë se kjo e fundit është në konflikt interesi vetëm se është me origjinë nga Elbasani.

“SPAK-u ka refuzuar të pranojë CD-të me këto dokumenta. Ka refuzuar ekspertizën kontabël gjë që i vë në pozitë jo të mirë. Në fund fare ka dalë se pas gjithë procesit nuk ka asnjë dëm në financat publike.  Nuk ka vepër penale të korrupsionit sepse nuk kam qenë asnjë herë zyrtar, por urdhri politik është urdhër politik. Kur thua se ka pasur pastrim parash por nuk pranon ekspertizën kontabël tregon shumë për urdhrin që ke marrë.  Prokurorët vetë janë në konflikt interesi sepse Millonai është nga Elbasani e promovuar nga Qazim Sejdini dhe Taulant Balla”- tha Malltezi.

Ora 10:40
Policia çon dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi në SPAK! Shikoni videon

 

I shoqëruar nga policia Jamarbër Malltezi është nisur për në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimin për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Report Tv sjell pamjet kur ai shoqërohet nga makinat e policisë drejt SPAK.
 

 

Ora 09:16
Apeli i GJKKO la në arrest shtëpie Berishën, avokati Gjokutaj: Do të bëjmë rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë

 

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e cilësoi vendimin e Apelit për lënien në fuqi të masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit si një vendim politik dhe deklaroi se do të bënin rekurs në Gjykatën e Lartë. Ndërsa shtoi se Apeli i GJKKO nuk është shprehur për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka e cila dha vendimin për caktimin e masës 'arrest shtëpie' ndaj kreut të Rithemelimit. 

"Berisha u paraqit për t'u marrë në pyetje, dje gjykata e shtyu seancën për sot dhe nuk e kuptoj arsyen përse. Gjykata ka bërë gjithashtu edhe një gabim tjetër sepse nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar. Vendimin do ta rekursojmë në Gjykatën e Lartë"- tha Gjokutaj.

 

Ora 09:08
Afera ‘Partizani’, Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Berishës, e lë në arrest shtëpie

1704836726_8000edd9c2c76340cebcc714ad7ca5f8fa25.jpeg

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për "arrest shtëpie" ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

Seanca që ishte përcaktuar për t'u mbajtur ditën e djeshme u shty për sot në orën 09:00 kur edhe u mor vendimi për ankimin e Sali Berishës. Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Vendimi i plotë nga Apeli i  GJKKO: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ora 08:31
Afera ‘Partizani’/ Malltezi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, rekurs masës arrest në shtëpi

1698092219_jamarbrmalltezi.jpg

Jamarbër Malltezi ka depozituar një ditë më parë në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë.

Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë arrest në shtëpi dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që klienti i tij të jetë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.

Rekursi është dorëzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e seancës. Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të Gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin.

Rekursi i SPAK erdhi pasi Report Tv zbuloi se Olldashi ishte në konflikt interesi me familjen Berisha, pasi kishte blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e ndërtuara në kompleksin Partizani.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/01/2024 01:27

    Eshte e vertete qe nuk ishe ti perfituesi i vetem,ishin dhe 100 familje,por ti ishe i vetmi me vjeherr kryeminister dhe cfare kryeministri se!! Ju beri /te ecnit mbi uje/ dhe tani vete /po ecen mbi flake/ per mundesite e favoret qe ju krijoi!

    Përgjigju
  • Gripi: 25/01/2024 20:07

    Kane perfituar 100 familje ish pronaresh por nga te gjithe vetem une ndertova 19 kulla dhe mora 5.4 milion euro me 36m2. Te tjeret kenaqen se jam pasuruar vetem une, Abi dhendri i Berishes. Ai qe ka 36m2 eshte me i zoti se ata qe kane 1000m2? Po te ishte ne burg ky i lejohen konferenca per shtyp?

    Përgjigju
  • Dritan: 25/01/2024 15:46

    Nuk kuptoj dicka perfaqesues ligjor te sales e dhendrit qenkan 2 avokate njeri eshte dekan i fakultetit te drejtesise dhe tjetri profesor po aty. Njekohesisht jane dhe ne komisiine qe ngre keshilli i larte i prokurorise per nevoja te saj. A ka konkflikt interesi ketu a ka moral apo jane te lidhura keto pune e populli sdi gje hic

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 25/01/2024 10:14

    Shtyhet vendimi per marreveshjen me emigrantet qe do vijn ne Lezh per daten 29 ?! Shtyhet vendimi per Bejlerin ne nje dat tjeter ?!Shtyhet vendimi per diten tjeter per rastin e Berishes ?! E sa e sa vendime te tjera ! Te gjitha kety shtyrje,dhe shum te tjera nga ana e gjyqesorit,behen se jan te pa aft juridikisht ( Qyq-taret ) dhe duan koh,sa ti hedhin nje sy neneve ligjore ? Presin oferten monetare per te dhen vendimin ? Presin urdhrin nga ndonje Naltmadheri per te dhen denimin ? Kush do te ishte i aft,dhe i bindshem per te na dhen nje shpjegim nga ana juridike,ne popullit Dele dhe te "pa aft" per ta kuptuar ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës