Java e dytë ka dhuruar të tjera rezultate surprizë. Kështu, Partizani ka rënë në Laç, pas fitores në Krujë një javë më parë.
Ekipi i Hasan Likës humbi me lacianët me rezultatin 1-0 me golin e Tanushit. Ditët e arta të Kukësit në Evropë duket se kanë marrë fund pas dy humbjeve radhazi në kampionat.
Pas leksionit nga Lushnja, ekipi verilindor ka marrë edhe një tjetër nga Vllaznia, pasi u mund me rezultatin 1-3.
Ndeshja e fundit e ditës së parë në javën e dytë u zhvillua në Ballsh, aty ku vendasit mundën Kastriotin 1-0 me golin e Izucuku-ut.