Partizani ka bërë një fitore spektakolare për llogari të javës së 11 të Superligës pasi ka mposhtur 4-1 Kukësin, duke I marrë edhe vendin e dytë në renditje. Ndeshja u zhbllokuan në minutën e 38 nga Asani, ndërsa në pjesën e dytë Bitri, Mala dhe Bardhi i dërguan shifrat 4-0 para se skuadra e Gegës të shënonte golin e nderit me Ibrahimin. Kjo është fitorja e dytë e Partizanit për këtë sezon kundër Kukësit në kampionat.

Sakaq ndeshja tjetër shumë e rëndësishme mes Teutës dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1. Fillimisht shënuan kampionët në fuqi me Grent Halilin, ndërsa më pas Kapllani barazoi për vendasit.

Më herët Vllaznia kryesuese është treguar e pamëshirshme pasi ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Skënderbeun. Në Loro Boriçi protagonist absolut ishte Ardit Hoxhaj, i cili realizoi ‘poker’ golash.

Ndërkohë Kastrioti është kthyer te fitoret pas disfatës me Partizanin duke mposhtur 1-0 Laçin, skuadrën që pëson humbjen e parë që kur Duro është ulur në stol. Sakaq Bylis ka fituar 3-1 kundër Apolonisë në Ballsh.