Partizani ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të Superligës me 30 pikë të grumbulluara pas 19 javësh. Të kuqtë kanë arritur që të reagojnë mirë pas humbjes në derbi duke marrë edhe fitoren e parë me trajnerin e ri portugez.
Ndeshja me Lushnjen u vendos nga sulmuesi Memelli, i cili arriti të shënonte dy gola shumë shpejt në pjesën e parë duke likuiduar kundërshtarin që noton në ujëra të turbullta në zonën e ftohtë të renditjes duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria. Lushnja u mundua të reagonte, por eksperienca dhe cilësia e Partizanit nuk la mundësi për hap fals.
Në ndeshjen tjetër të mbijetesës mes Kastriotit dhe Vllaznisë ka pasur shumë gola dhe spektakël, teksa në fund fati u ka buzëqeshur vendasve që fitojnë 3-2. Golat e ndeshjes u shënuan nga Doku 13′, Bratic 17′, Popovic 52′, ndërsa për shkodranët shënuan Bushic 36′ dhe Tafili 47‘.
Pas humbjes Vllaznia ndodhet në vendin e 9 me 22 pikë, Kastrioti ngjitet në kuotën e 21 pikëve, ndërsa Lushnja mbetet me 18 pikë. Gara për mbijetesë është e hapur mes shumë ekipeve deri në fund, pasi diferenca mes shumë ekipeve është tejet e ngushtë.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com