Futbollistët e ekipit të Partizanit nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje për shkak se nuk janë likuiduar nga drejtuesit e ekipit për dy muaj.
Përpos pagave të prapambetura, futbollistët e ekipit të Partizanit nuk kanë marrë edhe premiot.
Kjo situatë në prag të ndeshjes së radhës përballë ekipit kryesues të kategorisë së parë, Lushjnes, e cila do të zhvillohet në fundjavë është tepër shqetësuese.
Futbollistët pas një mbledhje me njëri tjetrin kanë vendosur që të bojkotojnë stërvitjen duke mos pranuar të zbresin në fushë deri në momentin që do të marrin pagat e prapambetura.
Drejtuesit e ekipit të kuq akoma nuk kanë reaguar përballë kësaj situate, më parë kanë deklaruar se do të likuidojnë pagat brenda javës.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com