Partizani firmos dorëheqjen e
Armando Cungut nga Kukësi
Rezultatet negative kanë bërë që trajneri Armando Cungu të jap dorëheqjen nga drejtimi i ekipit. Cungu ishte personi që shkroi historinë e Kukësit në Evropë
Kukësi përfundimisht këtë edicion nuk është ndër ekipet më të mira të kampionatit shqiptar të futbollit. Humbja përballë ekipit të Partizanit në fushë asnjëanëse ka nxjerrë në pah problemet që po kalon ky ekip në këtë fillim edicioni. Rezultatet negative kanë bërë që trajneri Armando Cungu të jap dorëheqjen nga drejtimi i ekipit. Cungu ishte personi që shkroi historinë e Kukësit në Evropë, pasi arriti të kalonte tre ture. Por në 6 javët e para në Superligë ekipi i Cungut nuk ka shkuar më shumë se 7 pikë duke u pozicionuar në vendet e fundit të renditjes së bashke me Tiranën dhe Flamurtarin, por ndryshe nga këto dy të fundit, pasi verilindorët kanë bërë një super merkato duke afruar disa nga futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar.
Ajo që habit më shumë është që po ky ekip ishte që kaloi tre ture në Evropë, por në kampionat po has shumë vështirësi, arsyer nuk dihen, ndoshta është dehja nga suksesi duke vonuar zgjimin. Përballë Partizanit kuksianet e Gjicit kanë humbur me një gol të pasuar në minutën e 77’ nga Thana. Partizani pas kësaj fitoreje konfirmohet mes ekipeve që luftojnë për vendet e para këtë edicion, aktualisht në vendin e dytë. Teuta ka marrë kryesimin të paktën për një ditë në pritje të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Korcës, teksa ka barazuar 1-1 brenda në Lushnje.
Golat e ndeshjes janë shënuar nga Koreshi për vendasit, ndërsa ka barazuar Xhafa në të 55’ duke shpëtuar ekipin nga humbja. Tirana ka marrë fitoren e dytë në kampionat përballë Kastriotit me rezultatin 1-0 me golin e Semedos në 7’, por përsëri mbete në vendet e fundit. Flamurtari nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 me Bylisin në shtëpi duke lënë 2 pikë të rëndësishme dhe mbetur i parafundit. Vucaj ka shpëtuar Laçin duke i dhënë tre pikë të plota përballë ekipit të Besës që merr një tjetër humbje këtë edicion në kampionat dhe rrezikuar shumë pozitat në fundin e renditjes.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47