Ernest Gjoka debuton me humbje në pankinën e Vllaznisë ndërsa Partizani shërohet plotësisht. Të kuqtë fituan në Shkodër 1-0 ndaj Vllaznisë sigurojnë fitoren e tretë radhazi duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve. Në “Loro Boriçi” vendosi një gol i shënuar nga Basrak që në minutën e 4-të.
/Shqiptarja.com
Flamurtari ka mposhtur Kamzën 1-0 në Vlorë dhe me 12 pikë ngjitet në vend të tretë në Superligë. Pas dy barazimeve radhazi vlonjatët e Shpëtim Duros rikthehen tek fitorja në javën e 7-të të kampionatit.Fatin e ndeshjes e vendosi goli i shënuar nga mbrojtësi Ditmar Bicaj.
Shtatlarti i mbrojtjes kuqezi me kokë dërgoi në rrjetë një top të mbërritur nga goditja e këndit.
Redaskia Online
J.Sh Shqiptarja.com









