'Partizani'/ Nga vila te Gjiri i Lalëzit te llogaritë bankare me vlerë mbi 250 mijë €, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Jamarbër e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilri Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Shqiptarja.com disponon edhe dokumentin e llogarive bankare dhe pasurive të paluajtshme të dhëndrit të Sali Berishës Jamabër Malltezit të sekuestruara. Në të 6 llogaritë e tij bankare, del se i janë sekuestruar më shumë se 250 mijë euro!Po ashtu i janë sekuestryar edhe 5 apartamente në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit' e Frosina Plaku si dhe te rruga 'Mustafa Matohiti'.

Një prej pasurive që është vendosur nën sekuestro preventive është edhe një vilë luksoze në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon edhe pushimet, për të cilën ky i fundit ka deklaruar se vila nuk është e tij, por e së bijës Argitës dhe bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezit. 

Në dokumentin e siguruar nga Report Tv, janë renditur edhe aksionet e sekuestruara, në masën 45% të kuotave të kapitalit Themeltar të shoqërinë Homeplan, në masën 100% të Shoqërisë “Magnet Imo” si dhe 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë “Magnet & Gym”.

Jamarbër Malltezi, që akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij u vu në pranga në datën 21 Tetor , ndërsa aktualisht është në arrest shtëpie.

LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ..... në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë ...... në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ....... në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ....... në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ........ në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ......... në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr "Mustafa Matohiti" Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.

8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti", me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.

 9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti", me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71

10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr "Mustafa Matohiti", shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,

11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.

12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr "Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe

13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

14) Pasuria Nr.370/18 vol.8,  fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit

15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.

 

Lista e pasurive te sekuestruara

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shezai: 05/04/2024 15:02

    Spak duhet te hetoj sali berishen shkelzen berishen ilir meten monika krye madh in Lulzim bashen erjon veliaj argiten malltezi jam arber malltezin kompelt duhet te hetoj cdo prokuror dhe gjykates ministra ish ministra qe nga 1990 deri me sot si erdhen ne pushtet dhe me cfare pasurie jan tani nga keta njerz iken shqiptaret moren europen sepse jan kokat e krimit spak nuk punon sic duhet ata qe kan mln euro jan jasht ata qe skan per te paguar 20 mi lek uje e drita jan brenda ne burg ose qe ndertim pa leje jan mbas hekurave kjo gje katastrof pse nuk sekuestrojn pasurit e metes pse te saliut pse te zenit pse jan koka peshkaqeni dhe kan frik nga keta kriminel ah pse

    Përgjigju
  • naku: 03/04/2024 20:53

    mos sekuestroni shume prona se do ti cojne parate jashte vendit biznesmenet nga frika. do te na line pa buke punetoret pastaj

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 03/04/2024 19:04

    Gërrmoni edhe në bankat jasht shtetit se do gjeni shum ma shumë, se aq sa keni sekuestru.

    Përgjigju
  • Het: 03/04/2024 15:31

    Bo ca fytyrash ajo dhe ai. Shishi cila familje e ka qeverisur kete shtet.

    Përgjigju
  • Germin: 03/04/2024 15:26

    Turp keta kam miliona te zhvatura ne decada .

    Përgjigju
  • mark: 03/04/2024 14:36

    edhe makinat merrjani,,,,cdo gje merrini ketyre qenve....u pasuruan pisat...me leket e popullit...

    Përgjigju
  • Linda: 03/04/2024 12:21

    Te vazhdoj dhe sekuestrimi i pasurive te Sude Jorida Tabakut bashkpuntores se ngusht te familjes Berisha ne vjedhjet kolosale.Tabaku nuk la gur pa levizur duke perdorur dhe shpifanjosin Bardhin per ti mbeshtetur ata dhe humbur gjurmet e grabitjeve te saj.Pasojat e gjithe ketyre levizjeve te pa skrupulla politike po i vuan vetem populli shqiptar !

    Përgjigju
  • Stela: 03/04/2024 12:19

    Kto kriminel kan miliona euro pasuri.Ajo cfar i keni sekuestruar per ta esht nje kafe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj