Partizani humbet një mundësi të artë që të afrohej me kreun e klasifikimit që mbahet nga ekipi i Skënderbeut.

‘Demat e kuq’ humbën përballë ekipit të Bylisit në Ballsh me rezultatin 1-0.

Heroi i ekipit të Bylisit ishte Kuli që shënoi në fillim të pjesës së dytë duke i dhënë tre pikë të rëndësishme ekipit të tij në luftën për mbijetesë, ndërsa pas golit Partizani nuk arriti të jepte sinjale të qarta për të marrë të paktën një pikë, teksa Bylisi konfirmohet si ekipi që ‘ha’ ekipet e mëdha.

Flamurtari thellon krizën e Teutës që merr një tjetër humbje, këtë herë në Vlorë me rezultatin 2-0.

Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Lena në minutën e 20 të pjesës së parë dhe Arbri në të 65’ duke vazhduar ngjitjen drejt vendeve të para.

Laci pa surpriza mund Lushnjen në shtëpi 3-1, ndërsa Besa bën detyrën duke mundur një nga rivalët direkt për rënie si Kastrioti këtë edicion.


d.b/shqiptarja.com