Partizani-Kukësi 'paqe' pas blofit
të Skënderbeut, humb Tirana

Partizani-Kukësi 'paqe' pas blofit<br />të Skënderbeut, humb Tirana
Pas blofit të Skënderbeut dy ditë më parë në fushën e Vllaznisë, Partizani dhe Kukësi janë ndarë në paqe, në sfidën direkte mes tyre për javën e 14 të Superiores.
 
Takimi i luajtur në "Elbasan Arena" ka prodhuar spektakël, por jo gola.
 
I kishte të gjitha kjo sfidë, nga golat e anuluar te rastet e panumërt të shpërdoruar para portës, sidomos nga të kuqtë.
 
Partizani konfirmon problemet me gjetjen e golit, ndërsa kuksianët, edhe pse provuan ta fitonin lojën, mbeten të kënaqur me këtë pikë.

Skuadra e Ernest Gjokës mbetet e pamposhtur dhe barazon sërish Skënderbeun në krye me 28 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e tretë me 3 më pak se kryesuesit.


(Rasti i pretenduar nga Partizani për 11-metërsh)


(Ekuban s'arrin të shënojë)

Tirana bie në Vlorë
Flamurtari ka mundur Tiranën në sfidën e luajtur në Vlorë. Pavarësisht dominimit të bardhebluve, vendasit ia kanë dalë të marrin tre pikët, duke iu larguar zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit.
 
Në fundin e pjesës së parë, vlonjatët arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Donjet Shkodrës, i cili realizoi një gol mjaft të bukur pas një shpërthimi në krahun e majtë.
 
Në pjesën e dytë, reagimi i Tiranës ishte i vakët, pasi skuadra e Josës rrallëherë vuri në vështirësi portierin Frashëri.
 
Për më tepër, në momentin kur nevojitej më shumë trysnia para portës kundërshtare, mori një tjetër goditje pasi Vuçaj u ndëshkua me të kuq pas një faulli reagimi ndaj Alvesh.
 
Tre pikët ngjitin Flamurtarin në vendin e 7, në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Tirana tashmë ka 22 pikë dhe humb përsëri hapin e ekipeve të kreut të renditjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas