TIRANE - Ndryshe nga se pritej rruga nuk është aq e shtruar sesa pritej për ekipin e Partizanit këtë edicion, pasi jo gjithcka ka shkuar vaj. E ndërsa në fillim të fazës së dytë stafi drejtues u ripërtëri komplet me drejtues të rinj dhe futbollistë.
Madje drejtuesit me në krye presidentin Sallaku pritën për shumë kohë aprovimin e trajnerit Shpëtim Duro për të marrë frenat e ekipit për këtë edicion, c'ka parashikonin një fillim të një epoke legjendare.
Por pa kaluar shumë kohë dhe Duro shkarkohet automatikisht nga drejtuesit për mungesë rezultatesh, pas humbjes me Tërbunin. Drejtimin e ekipit e merr Hasan Lika, i cili do të qëndrrojë deri në një vendim të dytë. Një fakt të tillë e pranon edhe vetë Lika.
'Pas një mbledhje me drejtuesit u vendos që ekipi të më besohej mua deri në një moment të dytë që të emërohet trajneri i ri". Lika si trajner flet edhe për arritjen e objektivave këtë edicion, që ndodhen në rrezik, pasi të kuqtë kanë zbritur në vendin e 5 me 34 pikë, 12 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Lushnja që po e hipotekon kalimin në Superiore.
"Unë kam besim që do të ngjitemi në kategorinë Superiore me cdo kusht, kemi kapacitete dhe cilësi për ta bërë një gjë të tillë. Lëvizjet e fundit nuk do të ndikojnë aspak në ecurinë në pjesën e mbetur të kampionatit. Kemi akoma shanse për vendin e parë, prandaj nuk do të dorëzohemi deri në fund" përfundon Lika.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com