Partizani ka shkatërruar me rezultatin 4-0 Kukësin për llogari të javës së 29 të Superligës, duke u ngjitur në krye të klasifikimit së bashku me Vllazninë. Edhe pse ishte parashikuar një ndeshje e vështirë, të kuqtë e Ilir Dajës kanë treguar të kundërtën në fushë. Për tre pikët realizuan Asani, Çinari, Junior dhe në fund Esat Mala.
Me po aq pikë sa Partizani, 53, është edhe Vllaznia e cila sot ka fituar 2-1 me përmbysje kundër Skënderbeut. Golat për skuadrën e Brdaric u realizuan nga Shehi në pjesën e parë dhe Dilaver në pjesën e dytë. Tre pikët entuziazmuan edhe qytetin, pasi në përfundim të ndeshjes qindra tifozë festuan rreth e qark stadiumit.
Ndërkohë në vallen e titullit është futur edhe Tirana, që falë fitores 0-2 ka zbritur Teutën nga froni i Superligës. Skuadra durrsake me këtë humbje ka zbritur në vendin e tretë, ndërsa Tirana ndodhet 7 pikë larg Vllaznisë dhe Partizanit kryesues. Golat në Niko Dovana u shënuan nga Batha dhe Hoxhallari në 10 minutat e fundit të takimit.