Partizani merr Shabanin, Canka
në Fier, Muça drejtor te Kukësi

Partizani merr Shabanin, Canka<br />në Fier, Muça drejtor te Kukësi
Superliga shqiptare vazhdon merkaton për edicionin e ri futbollistik. Në ethet e merkatos janë përfshirë shumë ekipe, por duket se më aktivi është Partizani që vazhdon të godasë fuqishëm në treg duke afruar shumë elementë cilësorë. Bunjamin Shabani është përforcimi i radhës i Partizanit. Klubi zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me mesfushorin shqiptar nga Maqedonia. 23 vjeçari i cili sezonin e kaluar ishte pjesë ë Shkëndijës së Tetovës tashmë ka zgjedhur klubin e kuq për të shënuar edhe debutimin e parë në kampionatin shqiptar. Prezantimi i Shabanit do të zhvillohet përgjatë kësaj jave.

Ndërsa dy lojtarët afrikanë të Partizanit, Felix Udoh dhe Oshabe Oladele duket se nuk do të jenë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Lojtarët priten të huazohen te skuadrat e tjera në futbollin shqiptar. Një nga destinacionet e mundshme për ta shikohet ekipi i Besës së Kavajas në Kategorinë e Parë. Apolonia zyrtarizoi përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. 27-vjeçari Mikel Canka u prezantua me bluzën bardhjeshile nga trajneri Demiraj. Ish-sulmuesi i Lushnjës, Mikel Canka pavarësisht rënies së myzeqarëve në Kategorinë e Parë ishte një ndër më të spikaturit e sezonit që lamë pas.

Trajneri Dimraj deklaroi se “Apolonia është në bisedime me lojtarë të tjerë cilësore, por nuk mund t’i bëjë publikë emrat përderisa marrëveshjet nuk janë mbyllur”. Ndërsa në Shkodër vazhdon enigma në lidhje me fatin e administratorëve të rinj të ekipit, pasi bashkia ende nuk ka dhënë asnjë detaj nëse do t’ia besojë ekipin Valter Fushajt, apo jo. Nëse situata do të vazhdojë edhe për shumë kohë në këto kushte ekipi do të rrezikonte shpërbërjen e plotë duke rrezikuar të ketë fatin e Tiranës edicionin e kaluar. Shumë futbollistë cilësorë në ekipin e Vllaznisë mes tyre dhe sulmuesi i talentuar Bushic është shumë pranë largimit nga kuqeblutë, pasi shkodranët nuk kanë asnjë plan për të ardhmen. Sulmuesi kërkohet nga Partizani, por edhe Skënderbeu me Flamurtarin.  Ndërsa Shkëlqim Muça është emëruar drejtori i ri teknik i ekipit të Kukësit.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit