Partizani mposht me përmbysje Kastriotin për kreun e Superligës, Tirana bën 'paqe' me Kukësin

Fitorja 3-1 me përmbysje kundër Kastriotit në Air Albania i ka dhënë të paktën përkohësisht kreun e Superligës Partizanit. Skuadra e drejtuar nga Daja u ndëshkua në minutën e katërt nga Daci, por brenda pjesës së parë barazuan me Hakajn. Në fraksionin e dytë të lojës ‘demat’ realizuan dy herë Junior dhe Asanit, duke marrë një fitore jetikë për objektivin titull.

Aktualisht Partizani është në kuotën e 50 pikëve, 1 më shumë se Teuta që të dielën luan kundër Skënderbeut dhe 3 më shumë se Vllaznia, që për llogari të javës së 29 udhëton në Fier.

Ndërkohë sfida tjetër e ditës së sotme mes Tiranës dhe Kukësit është mbyllur me shifrat 2-2. Një ndeshje spektakolare për syrin e tifozëve, por që nuk bën punë për objektivat, pasi të dy skuadrat janë jashtë zonës së Europës.

Sakaq të dielën pritet me interes përballja mes Skënderbeut që kërkon mbijetesës dhe Teutës që do kreun.

Dy ndeshjet e tjera të javës së 29 të Superligës janë Apolonia-Vllaznia dhe Laçi-Bylis.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?