Partizani ka marrë tre pikë të vështira në javën e tetë të Superligës pasi ka mposhtur me shifrat 1-3 Vllazninë në Shkodër. Në “loro Boriçi”, që për këtë ndeshje ishte thuajse i mbushur në tribunën përballë, takimi nisi vrullshëm dhe goli do të vinte që në minutën e 14, me Partizanin që mori epërsinë falë edhe një gabimi të portierit Sherri. Gjithsesi të njëjtën gabim do të bënte në anën tjetër pak minuta më vonë Alban Hoxha, ç’ka solli edhe barazimin e Vllaznisë.
Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra, por atëherë kur nuk pritej, në minutën e 92 një shkodran si Çinari ndëshkoi kuqeblutë. Vllaznia e pati të vështirë të blidhte vetën dhe në sekondat e mbetura Jasir Asani shënoi edhe golin e tretë.
Në takimet e tjera Tirana fitoi me shifrat 2-1 në kryeqytet kundër Laçit. U deshën vetëm 4 minuta që Dunga të kalonte bardheblutë në avantazh, por pa kaluar 120 sekonda kurbinasit realizuan me Nuabueze, duke rikthyer baraspeshën. Gjithsesi po brenda pjesës së parë Tirana do të shënonte golin e fitores falë Kale-s që goditi bukur brenda zonës. Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës në katër javët e fundit, ndërsa nga ana tjetër Armando Cungu debuton me humbje në krye të pankinës së Laçit.
Në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit është mbyllur me porta ta paprekura. Më këmbëngulës, madje edhe dy pretendime për penallti i pati skuadra vendase, por gjithsesi në fund ashtu si verilindorët morën vetëm një pikë.
Ndeshja tjetër e kësaj javë mes Luftëtarit dhe Bylist është mbyllur me shifrat 1-1
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.6%
-
Jo
20.2%
-
Ndoshta
9.2%
Vota total: 272
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar
22 Korrik, 16:22
-
Conference League/ Hidhet shorti për turin e tretë, Egnatia e Partizani njohin rivalët e mundshëm
22 Korrik, 15:38
-
Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë, pamjet me dron! Rama: Krijon akses me çdo portë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet
22 Korrik, 10:45
-
Kapet hajduti 'serial' i biçikletave, 44-vjeçari u zbulua nga kamerat e sigurisë
21 Korrik, 10:02
-
I droguar në timon, shoferi i Benzit përfundon tek dy biznese në Tiranë! Vihet në pranga
20 Korrik, 19:37
-
Denoncimet nga Onkologjiku: S’ka ilaçe, po i blejmë shtrenjtë në farmaci! Në spital pa kondicioner, plas derri, jo robi!
20 Korrik, 15:06
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
U dhunua brutalisht nga bashkëjetuesi i vajzës me të cilën fliste në Instagram, ndërron jetë në spital 42 vjeçari nga Bilishti
19 Korrik, 18:41
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
19 Korrik, 16:08
-
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali
19 Korrik, 13:37
-
'Na ndihmuan tifozët', Orges Shehi pas kualifikimit: Partizani luajti më mirë se në ndeshjen e parë
19 Korrik, 12:59
vazhdoni e merruni me voltanen se edhe kete vit me duket se shkodra do perfunoje ne kategorine e dyte
Përgjigju